OKB ka shpallur 25 nëntorin si Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ndërsa 10 dhjetorin – si Ditë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Midis këtyre datave nga viti 1991 organizata botërore zhvillon fushatë informative “16 ditë kundër dhunës ndaj grave”. Mesazhi i OKB-së është, se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut. Sivjet fushata zhvillohet nën moton “Nga paqja në familje tek paqja në botë”. Përveç këtij mesazhi iniciativa botërore është lidhur me ratifikimin e Konventës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, miratuar në vitin 2011 në Stamboll nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe të BE. Deri tani ka 21 ratifikime, ndër të cilat të Bosnja-Hercegovinës, Turqisë, Danimarkës, Finlandës etj.
“Bullgaria nuk e ka nënshkruar dhe nuk e ka ratifikuar konventën” – deklaron për Radio Bullgarinë Iliana Stojçeva, Drejtore ekzekutive e Shoqatës “Aleanca për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore” dhe shpjegon arsyet: “Duhet të hapen mjaft qendra të krizave dhe strehime për mbrojtje, të cilat të financohen nga shteti. Sipas meje, ky është shkaku që deri tani nuk është miratuar konventa. Shkaku tjetër është, se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal, që të inkriminohet vepra “dhuna në familje”. Konventa kërkon dhe inkriminimin e veprimeve të nxitësve të lidhjes së martesave në moshe të re, që është problem edhe për Bullgarinë. Përveç kësaj, shteti duhet të bëjë përpjekje për mbështetjen e qendrave konsultative dhe të ndihmojë aktivisht organizatat joqeveritare. Deri tani kjo mbështetje është në bazën e projekteve të caktuara nga donatorë të jashtëm për një periudhë të shkurtër kohor.”
Nga viti 1993 Bullgaria përfshihet në iniciativën “16 ditë kundër dhunës ndaj grave” e cila organizohet nga sektori joqeveritar. “Deri tani është arritur shumë në drejtim të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve – viktimë të dhunës, por duhet të bëhet edhe më shumë – vazhdon Iliana Stojçeva. – “Aleanca për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore”, në të cilën bëjnë pjesë 11 organizata nga tërë vendi, gjatë vitit të kaluar u ka ofruar shërbime mbi 4 mijë grave dhe fëmijëve, viktimë të dhunës. U është ofruar strehim mbi 1 000 grave dhe fëmijëve në qendrat e krizave. Në bazë të ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje janë iniciuar rreth 700 çështje gjyqësore vetëm nga organizatat e Aleancës.”
Iliana Stojçeva shpjegon, se numri i konsultimeve të ofruara grave dhe fëmijëve që kanë përjetuar dhunë ka rritur gjatë viteve të fundit. Për fat të keq, në Bullgari nuk ka statistikë zyrtare, e cila të tregojë numrin e grave, fëmijëve dhe meshkujve që kanë përjetuar dhunë në familje. Numri i rritur i konsultimeve nuk do të thotë së automatikisht është rritur numri i viktimave. Sipas Iliana Stojçevës, personat që kanë përjetuar dhunë, me çdo vit të kaluar ndërgjegjësohen dhe bëhen gati të kërkojnë ndihmë dhe të tregojnë për atë që kanë përjetuar. Nga “Aleanca për mbrojtje nga dhuna në bazë gjinore” përdorin fushatën për të shtruar para organeve shtetërore kërkesa, që janë të nevojshme për shoqërinë tonë. Në vend të parë sigurimi: në etapën më të hershme i ndihmës juridike për viktimat e trafikut; i mbështetjes së programeve për grupet në rrezik dhe për personat që kanë përjetuar dhunë në familje dhe forma të tjera të dhunës në bazë gjinore, si gra dhe fëmije nga pakicat, si ata me çrregullime dhe migrantët. Shtrohen kërkesa edhe për miratimin e legjislacionit dhe politikave për luftë konsekuente kundër diskriminimit dhe stereotipave në bazë gjinore.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..