Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga e birrës kalon përmes qytetit Stara Zagora

БНР Новини

Qyteti Stara Zagora (Bullgari Juglindore) është i njohur jo vetëm si qyteti i poetëve, por edhe si qyteti i... birrës. Këtu ndodhet një nga fabrikat më të mëdha dhe më të vjetra për prodhimin e kësaj pijeje. Në të mund të shihet muzeu i parë tek ne i birrës dhe ai është ndër atraksionet më të vizituara në qytet. Shëtitja turistike në repartet e prodhimit të një nga markave më të njohura të birrës tek ne, mund të bëhet një përjetim i jashtëzakonshëm për adhuruesin e pijes së qelibarit.

Fabrika e birrës, viti 1902Për të kuptuar pse, mund të fillojmë me fundin e shëtitjes, që përfundon në sallën e degustimit me një krikëll në dorë. Mikpritësit ofrojnë të provoni birrën e tyte “të gjallë”, e cila nuk shitet në treg dhe mund ta pini vetëm këtu. Por para se ta provoni lëngun e shijshëm, i cili e trullos mendjen dhe e rrit humorin, mikpritësit do t’ju njohin me zhvillimin e industrisë së birrës në qytetin Stara Zagora. Ai fillon në vitin e largët 1902, kur doktori i ri Konstantin Kozhuharov u kthye në qytet pas udhëtimit të tij jashtë shtetit dhe ndërtoi fabrikën e parë “Bëdashtnost” duke përdorur modelin e punës së çekëve. Mirëpo pas fillimit të suksesshëm disa vite më vonë fabrika falimentoi dhe në vitin 1921 e ringjallën vëllezërit Zlatevi, të cilët krijuan shoqërinë aksionare “Trakia” me pjesëmarrjen e aksionarëve nga tërë Bullgaria. Për një kohë të shkurtër birra e tyre gjeti treg të mirë në tërë Bullgarinë Jugore dhe u bë një nga pijet më të konsumuara nga bullgarët që më parë kishin pirë kryesisht verë dhe raki. Por edhe këtë herë suksesi i fabrikës nuk zgjati shumë për shkak të politikës së qeverisë në lidhje me akcizat. Në fundin e viteve të 20-të të shekullit të XX-të ndërtesat u bënë depo dhe fushat rreth tyre u mbollën me drithëra.

Në vitet e 50-të të shekullit të XX-të pushteti socialist filloi ndërtimin e një uzine të re në vendin e ndërtesave të rrëzuara të fabrikës së vjetër dhe i dha emrin “Zagorka”. Ajo u bë uzina më moderne e asaj kohe në qytet. Akoma në muajt e parë u prodhuan 10 miliona litra birrë dhe në vitet e tjera prodhimi u dyfishua . Sot “Zagorka” është pjesë e familjes së kompanisë holandeze “Heineken” dhe është ndër markat më të njohura në vend.

Fabrika e birrës “Zagorka” gjatë viteve të 60-tëÇfarë tjetër mund të mësojë vizituesi në Muzeun e vetëm tek ne të birrës?

“Ka vitrina, në të cilat janë treguar sendet private të disa prej themeluesve të markës. Mund të shihet se si u dukën etiketat dhe shishet në të kaluarën – tregon përgjegjësja e muzeut Svetla Dimitrova. – Këtu rruhet shishja e parë e fabrikës “Bëdashtnost”, ka materiale reklame të viteve të 80-të, libra nga biblioteka e mjeshtrit të parë të birrës tek ne Andrej Brashovanov. Kemi ruajtur dhe disa pajisje të vjetra të prodhimit. Në laboratorin, ku analizohen të gjitha produktet përfundimtare ka një ekspozitë të veglave. Interesi është i madh dhe vizituesit mund të shohin ekspozitën vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën sepse ajo ndodhet në territorin e fabrikës që punon. Vijnë jo vetëm bullgarë, por edhe mysafirë nga Japonia, Anglia, ShBA, Gjermania, Holanda, Rusia etj.”

Muzeun e vizitojnë 2000 turistë për vit. Pas përfundimit të shëtitjes, gjatë së cilës turistët mund t’i shikojnë 130 eksponatet e koleksionit duke degustuar pijen shkumëzuese, mysafirët marrin dhe një dhuratë – një gotë reklame, e cila do t’ua rikujtojë udhëtimin e tyre në botën e birrës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi:zagorkatours.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..

botuar më 25-08-03 8.00.PD