Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vendpushimet tona malore iu dha starti zyrtar stinës dimërore për adhuruesit e skive

БНР Новини
Foto: BTA

Pritet që të kemi një stinë të suksesshme dimërore gjatë disa muajve në vijim, megjithë mungesën e dëborës. Që të mund t’u përgjigjen sfidave të motit, pronarët e vendpushimeve tona më të mëdha malore investuan mjete suplementare në ndërtimin e pajisjeve të reja për dëborë artificiale. Lajmi i mirë është se nuk do të ketë rritje të çmimeve për ski-pakot këtë dimër. Qendrat tona më të mëdha, që ofrojnë rrëshqitje me ski, bënë të ditur se do t’i ruajnë çmimet në nivelet e vitit të kaluar. Në fund të javës së kaluar në Borovec, Pamporovo dhe Bansko iu dha starti zyrtar stinës së re për adhuruesit e skive.

Në ofertat e shumta rreth festave të fundvitit janë shpallur çmime prej 100 deri më 130 leva – kjo është tërë pakoja, e cila përfshin fjetjen, mëngjesin, darkën dhe kartën e ditës për teleferikun e skive. Kuptohet, gjithçka varet nga vendpushimi, ku do të pushoni, si dhe nga kategoria e hotelit të zgjedhur. Në Borovec stina startoi me një program të pasur festiv dhe me një shou të madhe, që grumbulloi shumë miq në zonën e skive të një prej vendpushimeve tona më të mira. Këtë dimër pronarët e tij kanë siguruar atraksione suplementare. Në Bansko, i cili është shpallur vendpushimi dimëror në Evropë, që zhvillohet me tempe më të shpejta, shpresojnë te 335 pajisje suplementare për borën artificiale. “Të rrëshqasësh me ski në Bansko është diçka e mrekullueshme, kurse dëbora është e jashtëzakonshme. Unë nuk e di për një vendpushim tjetër të tillë në Evropë, ku të ketë kushte më të mira për rrëshqitje me ski” – deklaroi legjenda botërore e skive Mark Zhirardeli në hapjen zyrtare të stinës në fund të javës së kaluar. Sipas traditës më e ngarkuar është periudha rreth festave të fundvitit, kur vendpushimi i bukur, i zhytur në malin Rodope, është plotë turistë, kurse çmimet janë më të larta, megjithë promocionet e shpallura. Mirëpo, pritet që ato të ulen me 10 për qind pas datës 10 janar.

Çfarë të presim gjatë stinës së re turistike?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkuam nga Rumen Draganov, drejtori i Institutit për analiza dhe vlerësime të turizmit:

“Dimri 2013-2014 tregoi se mund të punojmë edhe në kushte pa dëborë. Me ndihmën e pajisjeve për dëborë artificiale vendpushimet tona realizuan tërë programin e tyre. Presim që kjo të ndodhë edhe këtë vit me një rritje prej rreth 5 për qind. Gjatë disa viteve të fundit Bullgaria u orientua kryesisht ndaj tregjeve të afërta ballkanike. Këto janë kryesisht Greqia, Maqedonia, Serbia, Rumania dhe kohët e fundit edhe Turqia. Në fakt, lehtësimi i regjimit të vizave për shtetasit turq, të cilët tashmë mund të marrin viza tremujore për shumë kalime, është një lajm shumë i mirë për degën tonë turistike. Ne presim një rrymë të madhe prej turistësh turq, kryesisht drejt Borovecit, Pamporovos dhe Banskos. Britania e Madhe gjithashtu është një treg i mirë këtë dimër. Problemi u përket kryesisht turistëve ukrainas dhe atyre rusë, numri i të cilëve u ul për shkak të mungesës së sigurimit ekonomik, inflacionit dhe falimentimit të turoperatorëve vendorë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD