Srednogorie është një sistem masivesh të bukura, që shtrihen në jug të vargmalit Stara planina, i cila kalon nga Perëndimi në Lindje përmes tërë territorit të vendit tonë. Rajoni ka mjaft vendbanime piktoreske dhe ofron mundësi për itinerare turistike mes natyrës së ruajtur të malit Ballkan. Për fat të keq ky rajon i favorshëm për pushime dhe udhëtime ende nuk është mjaft i njohur për turistët bullgarë dhe të huaj.
Para pak kohe tri bashki të rajonit bashkuan përpjekjet e tyre për tërheqjen e më shumë mysafirëve në rajonin e tyre. Për këtë qëllim administratat vendore përgatitën dhe realizuan projektin nën titullin “Srednogorie – popullarizimi i produktit regjional turistik dhe marketingu i destinacioneve Mirkovo, Çavdar dhe Zllatica” me mbështetjen financiare të Programit Operativ “Zhvillimi regjional”. Çfarë është ideja e këtij projekti mësojmë nga koordinatori i tij Dimo Todorov:
“Projekti përfshi tri bashki – Mirkovo, Çavdar dhe Zllatica, sepse ne përpiqemi t’u tregojmë turistëve atë, që sipas mendimit tonë, nuk është e njohur për publikun e gjerë. Dëshirojmë të parandalojmë kalimin transit të rrugës përmes malit Stara planina që lidh Sofjen me qytetin bregdetar Burgas. Njerëzit që udhëtojnë në këtë rrugë nga herë shkojnë për vizitë në qytetin e njohur Koprivshtica dhe me kaq mbaron vizita e tyre në rajonin tonë. Ndërsa këtu ka mjaft shumë gjëra që turistët mund të shohin!”
Interes për vizitorët përbën Parku arkeologjik “Topollnica” brenda bashkisë Çavdar, i cili përfshin një sallë ekspozitash, ku është treguar një vendbanim i zbuluar në territorin e bashkisë nga neoliti dhe një punishte për artikuj prej guri dhe qeramike. Vizitorët mund të kalojnë natën në banesat e krijuara posaçërisht për këtë qëllim që ngjajnë me shtëpitë nga neoliti. Në bashkinë Zllatica turistët mund të bëjnë vizitë në Kullën e sahatit nga viti 1777, e lartë 17 metra dhe të vizitojnë Monumentin e Kryengritjes së Prillit në lokalitetin “Boishteto”.
“Duam të inkurajojmë turizmin këmbësor në territorin e bashkive tona – shpjegon z. Todorov. – Zgjerojmë mundësitë për turizmin fshatar, ekologjik dhe arkeologjik. Kemi gjurma nga koha e sundimit osman, si edhe rrënoja të kështjellave romake. Interes përben dhe rruga e lashtë romake, e ruajtur. Po përgatitim etno-paketa me mundësi për qëndrim në shtëpitë fshatare. Ideja është që turistët të pushojnë në kushte autentike në fshatrat vendase dhe përreth qytetit Zllatica. Presim turistë me automjete, turistë këmbësorë, të cilët udhëtojnë nëpër kreshtën e Ballkanit. Bashkitë tona ndodhen në rrugën e magjistralit këmbësor transevropian, i cili lidh majën Kom në malin Stara planina me kepin Emine të Detit të Zi. Kështu që shumë turistë këmbësor që kalojnë në këtë rrugë mund të qëndrojnë në shtëpitë turistike në territorin e këtyre bashkive. Presim shumë mysafirë të cilët dëshirojnë të pushojnë tek ne, për të plotësuar njohurit e tyre për historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: srednogorie.place
Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë..