Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju ftojmë të vizitoni Srednogorie

БНР Новини
Parku arkeologjik “Topollnica”
Foto: chavdar.eu

Srednogorie është një sistem masivesh të bukura, që shtrihen në jug të vargmalit Stara planina, i cila kalon nga Perëndimi në Lindje përmes tërë territorit të vendit tonë. Rajoni ka mjaft vendbanime piktoreske dhe ofron mundësi për itinerare turistike mes natyrës së ruajtur të malit Ballkan. Për fat të keq ky rajon i favorshëm për pushime dhe udhëtime ende nuk është mjaft i njohur për turistët bullgarë dhe të huaj.

Para pak kohe tri bashki të rajonit bashkuan përpjekjet e tyre për tërheqjen e më shumë mysafirëve në rajonin e tyre. Për këtë qëllim administratat vendore përgatitën dhe realizuan projektin nën titullin “Srednogorie – popullarizimi i produktit regjional turistik dhe marketingu i destinacioneve Mirkovo, Çavdar dhe Zllatica” me mbështetjen financiare të Programit Operativ “Zhvillimi regjional”. Çfarë është ideja e këtij projekti mësojmë nga koordinatori i tij Dimo Todorov:

Снимка“Projekti përfshi tri bashki – Mirkovo, Çavdar dhe Zllatica, sepse ne përpiqemi t’u tregojmë turistëve atë, që sipas mendimit tonë, nuk është e njohur për publikun e gjerë. Dëshirojmë të parandalojmë kalimin transit të rrugës përmes malit Stara planina që lidh Sofjen me qytetin bregdetar Burgas. Njerëzit që udhëtojnë në këtë rrugë nga herë shkojnë për vizitë në qytetin e njohur Koprivshtica dhe me kaq mbaron vizita e tyre në rajonin tonë. Ndërsa këtu ka mjaft shumë gjëra që turistët mund të shohin!”

СнимкаInteres për vizitorët përbën Parku arkeologjik  “Topollnica” brenda bashkisë Çavdar, i cili përfshin një sallë ekspozitash, ku është treguar një vendbanim i zbuluar në territorin e bashkisë nga neoliti dhe një punishte për artikuj prej guri dhe qeramike. Vizitorët mund të kalojnë natën në banesat e krijuara posaçërisht për këtë qëllim që ngjajnë me shtëpitë nga neoliti. Në bashkinë Zllatica turistët mund të bëjnë vizitë në Kullën e sahatit nga viti 1777, e lartë 17 metra dhe të vizitojnë Monumentin e Kryengritjes së Prillit në lokalitetin “Boishteto”.

Снимка“Duam të inkurajojmë turizmin këmbësor në territorin e bashkive tona – shpjegon z. Todorov. – Zgjerojmë mundësitë për turizmin fshatar, ekologjik dhe arkeologjik. Kemi gjurma nga koha e sundimit osman, si edhe rrënoja të kështjellave romake. Interes përben dhe rruga e lashtë romake, e ruajtur. Po përgatitim etno-paketa me mundësi për qëndrim në shtëpitë fshatare. Ideja është që turistët të pushojnë në kushte autentike në fshatrat vendase dhe përreth qytetit Zllatica. Presim turistë me automjete, turistë këmbësorë, të cilët udhëtojnë nëpër kreshtën e Ballkanit. Bashkitë tona ndodhen në rrugën e magjistralit këmbësor transevropian, i cili lidh majën Kom në malin Stara planina me kepin Emine të Detit të Zi. Kështu që shumë turistë këmbësor që kalojnë në këtë rrugë mund të qëndrojnë në shtëpitë turistike në territorin e këtyre bashkive. Presim shumë mysafirë të cilët dëshirojnë të pushojnë tek ne, për të plotësuar njohurit e tyre për historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: srednogorie.place



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD