Kisha e rimëkëmbur e fshatit të bukur Negushevo hapi dyer për të krishterët pikërisht në përvjetorin e saj të 130-të. “Shën Paraskeva” është një prej katër tempujve në territorin e bashkisë Gorna Malina, krejtësisht të restauruar dhe të rimëkëmbur, në saje të Programit Evropian për Zhvillimin e Rajoneve Rurale. Për meremetimin e kishës u livruan 430 mijë leva. Vetëm gjatë periudhës së kaluar në kuadrin e këtij programi për kishat dhe manastiret te ne u livruan gjithsej 66.5 mln leva. Mjetet janë me rëndësi të madhe për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe shpirtërore, sidomos për vendbanimet e vogla. Në qytete gjenden më lehtë mjete për mirëmbajtjen e tempujve, derisa në fshatrat e vogla kishat harrohen dhe shkatërrohen.
“Në Gorna Malina kjo është kisha e radhës, e cila rinovohet, por ende kemi punë – thotë prifti i Peshkopatës ati Serafim. – Së shpejti do të mbarojë rinovimi i kishës në fshatin Saranci, kurse pranverën do të jetë gati dhe një projekt më i madh i manastirit “Shën Ilia” në fshatin Bellopopci. Kemi dëshirën të rinovojmë të gjitha kishat e bashkisë. Ato janë Tempulli i Zotit, vendi, ku njeriu mund të gjejë qetësim dhe forcë. Prandaj duhet që këto vende të shenjta të rimëkëmben.”
Kisha “Shën Paraskeva” u ndërtua në vitin 1884 nga mjeshtri i njohur në këtë krahinë Nikolla German. Ajo është me arkitekturë klasike. Është ndërtuar prej guri. Sipas fjalëve të piktorit Mihaill Tanev, bashkëkryetari i Drejtorisë së Kishës, pikturat murale të kishës “paraqitin në një mënyrë shumë të bukur pikturimin mural në kishë në fund të shekullit të XIX.”
“Për fat të keq një pjesë e madhe e ikonave në periudhën nga viti 1970 deri më 2000 u vodhën. Duhet t’i rimëkëmbim dhe kështu t’i japim një jetë të re tempullit. Sivjet shënojmë 130 vjet nga ndërtimi i tempullit dhe duam që ky tempull të mbetet edhe në të ardhmen, të paktën akoma 100 vjet. Shpresojmë dhe besojmë se roli dhe vendi i besimit nuk është i humbur dhe ai e ka kuptimin e vet. Pikërisht besimi do të vazhdojë të na edukojë, njerëzit do të vijnë këtu dhe do t’u mbeten besnikë vlerave shekullore morale dhe kulturore dhe traditave.”
Dhe njerëzit me të vërtetë vijnë në tempullin, i cili i takon, që të festojnë së bashku dhe t’i ruajnë traditat. Prandaj përpjekjet për ruajtjen e tij janë të përbashkëta, që të ruhet ai për brezat e ardhshëm. Përveç se duan t’i festojnë së bashku festat kishtare, të krishterët në Negushevo kanë dhe plane të tjera. Pasi moti bëhet i ngrohtë, në oborrin e rimëkëmbur të kishës së vjetër, do të organizohen koncerte me muzikë ortodokse dhe me ekspozita, kushtuar besimit dhe traditës. Vendasit gëzohen se fshati i quajtur nga regjisorët bullgarë Kovaçevica e Sofjes, ka filluar të rimëkëmbë qendrat e tij më të rëndësishme. Atmosfera e tij e ruajtur është shkaku që këtu të xhirohen shumë filma bullgarë, ndër të cilët “Toka”, “Fqinji anglez” dhe shumë të tjerë. Nëse kisha e rimëkëmbur 130 vjeçare do të bëhet dekori i ndonjë filmi të ri bullgar, këtë do ta kuptojmë së shpejti.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Joan Kolev
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..