Dje në konferencën për shtypin të presidentit rus Vlladimir Putin u bënë të qarta shumë çështje lidhur me politikën e Rusisë dhe situatën e saj aktuale. E para është se Rusia ndihet si një kala e rrethuar nga armiqtë, derisa Moska si një ari do të hajë vetëm luleshtrydheje dhe mjaltë pa u shkelur biznesi dhe interesat e vendit. Si duket, armiku i Rusisë është Perëndimi, përfshiu Bullgaria. Kjo e fundit nuk u përmend në konferencën për shtypin, por për raportet Bullgari-Rusi në nivel të lartë sigurisht është menduar. Kjo u bë e qartë sidomos në idenë e re të Putinit për trasenë alternative të gazsjellësit të pezulluar “Rryma Jugore”, i cili sipas planeve paraprake duhej të kalonte nga fundi i Detit të Zi, të dalë në bregun bullgar dhe të vazhdojë në territorin e BE-së.
Sofja vuri kushtin që projekti t’u përgjigjet kërkesave evropiane dhe të jetë fitimprurës për Bullgarinë. Doli se Moska dhe “Gazprom”-i nuk respektuan asnjë nga dy kërkesat tona. Mirëpo, Moska ka nevojë të madhe për valutë të qëndrueshme nga shitjet e gazit në Evropën Qendrore dhe Perëndimore dhe Rusia vendosi të bashkëpunojë jo me Bullgarinë, por me Turqinë dhe gazsjellësi të arrijë deri në Greqinë, nga të shpërndahet gazi në vendet evropiane. Tashmë është e qartë ideja e Putinit. Gazsjellësi do të kalojë përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë drejt Austrisë. Mjafton t’i hidhet sy hartës së Evropës dhe të shihet sa më i gjatë dhe i shtrenjtë do të jetë projekti i ri. Çmimi të cilin parashikon ta paguajë Rusia vetëm për të izoluar Bullgarinë është tepër i lartë. Sigurisht rruga më e shkurtër dhe më e lirë është përmes Bullgarisë. Por ariu rus preferoi t’i hante luleshtrydhet dhe sipas fjalëve të Putinit të shkelë Bullgarinë e vogël.
Sipas fjalimit të Kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov, të mbajtur mbrëmë në Bruksel, Bullgaria vazhdon ta konsiderojë “Rrymën Jugore” projekt të rëndësishëm dhe ka ndërmend të përmbushë angazhimet në marrëveshjen me Rusinë. “Në asnjë rast Bullgaria nuk duhet të bëhet fajtore për pezullimin e “Rrymës Jugore”, u shpreh kategorikisht Bojko Borisov dhe bëri me qartë se Bullgaria do të vazhdojë aktivitetet përgatitore rreth realizimit të gazsjellësit. Mbrëmë në Bruksel këtë politikë të Bullgarisë e përkrahu organi i lartë i BE-së. E gjitha kjo përbën dëshmi të re nga ana e autoriteteve bullgare dhe BE-së për synimet e mira, gatishmërinë dhe dëshirën për dialog dhe për bashkëpunim reciprokisht fitimprurës dhe për kompromise me Moskën.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..