Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Tërpomanova: “Radioja ka një funksion social, jo vetëm informativ”

БНР Новини
Me rast të 80-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare Ekaterina Tërpomanova (djathtas) kujton disa momente nga puna e saj në Redaksinë Shqipe.
Foto: Maria Peeva

“Njerëzit na dëgjonin jo vetëm që të marrin informacione për zhvillimet e ndryshme, por edhe që të bëjnë lidhje midis tyre. Kishte shumë njerëz që telefononin nga jashtë Shqipërisë për të bërë përshëndetje për prindërit e tyre që ishin në Shqipëri”, kujton znj. Ekaterina Tërpomanova për transmetimet në gjuhën shqipe. Ajo ka punuar në stafin e Redaksisë Shqipe kohë më parë. Znj. Tërpomanova është njëra nga studentet e para të degës së Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment i Ohrit”, të cilat kanë kontribuuar në emisionet në gjuhën shqipe. Po të doni të mësoni përse Ekaterina mendon se radioja është shkolla e vërtetë e shqipes në Bullgari dhe të informoheni për punën në radio pemës syrit të saj, klikoni mbi versionin e plotë të intervistës.

Me rastin e 80-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare stafi ynë bëri dhe një intervistë tjetër – me Pranvera Georgievën, një zonjë me origjinë shqiptare dhe me banim në Sofje. “Radioja ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut, sidomos në jetën e njeriut me kulturë”, tha njëra nga të parat në programin e gjuhës shqipe në Bullgari, e cila e kujton atë me emrin “Radio Sofja”. Po të doni të ndiqni kujtimet e saj për atë periudhë në radio, klikoni mbi versionin e plotë të intervistës.

“Radioja jepte të vërtetën” janë fjalët e një dëgjuesi  tonë të cilin e kemi takuar rastësisht në Tiranë verën e kaluar. Kjo sigurisht që është mirënjohja më e madhe për punën e gazetarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD