Në tregjet valutore këto ditë valon e përvëlon – kursi i shkëmbimit të euros uli në nivele rekorde kundrejt dollarit. Franga zvicerane u shtrenjtua dhe u barazua me valutën unike evropiane. Banka Qendrore Evropiane shpalli një plan për injektimin e likuiditetit në institucionet financiare në zonën evropiane. Pritet, që kjo të zhvleftësojë suplementarisht euron. Në ç’shkallë të gjitha ato turbullira në tregjet valutore ndikojnë mbi ekonominë dhe biznesin bullgarë?
Që të kemi të qartë çfarë ndodh, duhet të kujtojmë, se valuta kombëtare bullgare – leva, në praktikë ka një kurs të fiksuar kundrejt euros. Me ligj u vendos një kurs i përhershëm i shkëmbimit nga 1.96 leva për një euro. Në praktikë kursi kalkulohet në raport 2 kundrejt 1. Kjo do të thotë, se atë që ndodh me euron automatikisht ndikon edhe mbi valutën bullgare. Zhvleftësimi i parave evropiane ul kursin e levës bullgare dhe anasjelltas.
Të gjitha ato lëkundje të kurseve valutore ndikojnë mbi importin dhe eksportin, domethënë mbi çmimet e mallrave importuese dhe eksportuese. Ekonomia bullgare është në varësi të madhe të tregjeve ndërkombëtare. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në praktik tërë produkti i brendshëm bruto i vendit sigurohet nga tregtia e jashtme. Për vitin e kaluar ajo realizoi të ardhura nga 44 miliardë euro. 60 për qind prej kësaj tregtie është me partnerë të BE-së dhe pagesat janë në euro. 40 për qind prej tregtisë realizohet me vendet e treta, ku dominon dollari amerikan. Në shkëmbimin tregtar me vendet e BE-së lëkundjet valutore nuk ndikojnë shumë, sepse shitjet dhe blerjet kryhen në euro dhe nuk ka humbje ose fitime si rezultat i kurseve të shkëmbimit. Mirëpo, nuk është e tillë situata në tregtinë me vendet jashtë BE-së. Në të ndikimi i kursit të shkëmbimit të euros, duke përfshirë edhe levën bullgare, është i ndjeshëm.
Kur euroja lirohet kundrejt dollarit dhe valutave të tjera botërore, importuesit bullgarë janë të detyruar të blejnë më shtrenjtë. Në këtë situatë eksportuesit bullgarë kanë të ardhura më të ulëta, sepse shërbimet dhe mallrat bëhen më të lira për blerësit, që paguajnë me dollarë. Sipas teorisë, ishte e domosdoshme, që eksporti bullgar të bëhej më atraktiv për partnerët e huaj, sepse bëhet më i lirë. Dhe rezultati definitiv duhet të ishte – rritja e ekonomisë bullgare. Mirëpo, në praktikë në botën e sotme të globalizuar nuk ndodh pikërisht ashtu. Kjo për shkak të konkurrencës së madhe. Për më tepër, se eksporti bullgar për vende të treta kohët e fundit regjistron rënie. Thënë me një fjalë, nga lirimi i euros nuk fitojnë as importuesit bullgarë, as eksportuesit bullgarë. Edhe konsumatorët e ndjejnë shtrenjtimin e dollarit, sepse si rezultat shumë prej çmimeve të orendive shtëpiake dhe të teknikës kompjuterike rritën. Edhe çmimet në ulje të karburanteve do të ishin më të ulëta, se sa tani, në se nuk do të ishte shtrenjtimi i dollarit. Kjo për shkak, se ai shfrytëzohet për pagesat me furnizuesin kryesor të naftës dhe të gazit – Rusinë.
Në fund të fundit mund të thuhet, se varka bullgare është shumë e tronditur nga stuhia valutore, e cila u ngrit në botë. Një qetësi sjell fakti, se Bullgaria tregton kryesisht me vende, me të cilët pagesat kryhen në euro, domethënë me një valutë unike për të gjithë. Kështu ajo eviton me sa është e mundur, pasojat negative nga lëkundjet e kurseve valutore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..