Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov publikisht hodhi poshtë pohimet, se pasqyra mobilizuese e ushtrisë bullgare, miratuar para pak kohe, është përgatitje për luftë. “Nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për të hyrë në luftë, por duhet të jemi të përgatitur”- deklaroi ai dhe rikujtoi, se pasqyra mobilizuese nuk është precedent, por praktikë rutine. Toni i deklaratës tregoi, se pohimet për luftë me Rusinë e kanë indinjuar shumë Ministrin e Punëve të Jashtme. Komente sarkastike në lidhje me këtë bleri dhe Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev.
Diplomati numër 1nuk e konsideroi të nevojshme të saktësojë, se është nervozuar nga deklaratat e liderit të partisë nacionaliste “Ataka” Volen Siderov. Por me shprehje të ashpra dhe jo tipike për diplomacinë Mitovi deklaroi, se thashethemet për synime për vendosjen e armëve, përfshi edhe bërthamore në Shablla, të Bullgarisë Verilindore, janë “të kota dhe histeri” të cilave duhet t’i jepet fund dhe është “marrëzi” të mendojmë, se dikush e kërcënon Bullgarinë ose që ajo kërcënon shtete të tjera. Si dëshmi për mosdëshirën e luftës me Rusinë ministri theksoi sanksionet e ndërmarra kundër saj. Sipas tij, sanksionet janë i vetmi instrument i Evropës për të ndikuar mbi politikën e Rusisë. Solidarizimi i Bullgarisë me sanksionet, Ministri Mitov e vlerësoi si rezultat i respektimit të vendimeve të Brukselit, por edhe i besnikërisë së vendit ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare.
Mjaft i indinjuar edhe Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev e akuzoi drejtpërsëdrejti Moskën, se krijon tension dhe panik në Bullgari me anën e përhapjes së informacioneve të padrejta. Ministri supozon, se ekziston një qendër informative propagandistike e cila ka si qëllim të krijoi panik ndër njerëzit, dhe se kjo qendër ndodhet në Rusi, ndërsa në Bullgari partia “Ataka” vazhdimisht del me deklarata dhe çështje në lidhje me këtë. Për të zbutur efektin e deklaratës së ashpër Ministria e Mbrojtjes komentoi, se supozimi i ministrit për ekzistencën e qendrës propagandistike i detyrohet jo informacionit të zbulimit ushtarak, por është konkluzion i tij personal.
Në tërësi, Mitovi mendon, se marrëdhëniet e dyanshme me Rusinë nuk janë të ftohta, bisedimet e Sofjes me Moskën vazhdojnë dhe në to pala bullgare i përmbahet pozitës kombëtare për mirëkuptim me Rusinë. Por episodet e fundit të tensionit tregojnë qartë, se ka nevojë për qetësim dhe stabilizim. Bëhet e qartë, se në situatën aktuale politike të tensionit, në të cilën Bullgaria dhe Rusia janë në pole të ndryshme, kjo nuk do të jetë e lehtë, as shpejtë. Sa u përket tensionit midis pushtetarëve dhe partisë “Ataka”, ato nuk janë befasi. Arsye për indinjatë nga deklaratat ekstreme të Siderovit kishte edhe më përpara. Para pak kohe ai prognozoi, se viti 2015 do të jetë vit i ngjarjeve të paparashikuara, se BE, ku bën pjesë edhe Bullgaria, do të shpërbëhet, se në Evropë priten vala shoqërore kundër politikës antipopullore të liderëve evropianë. Se do të bëhen ndarje midis botës atlantike dhe asaj të Evrazisë dhe Bullgaria do të duhet të marrë vendime kardinalë duke marrë në konsideratë, se BE është një mashtrim, ndërsa e vërteta është Evrazia. Në këtë tablo të ndërlikuar lideri nacionalist shoh ngjashmëri midis partisë së tij dhe partisë greke Siriza. Por kjo është një temë tjetër, paraelektorale, në përfytyrimet e ultra nacionalistit, që ushqen simpati ndaj Evrazisë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..