Kënga “I Will Always Remember You” fitoi dekoratën e posaçme nga Radio-konkursi “Pranvera e artë-2014”. Në sajë të saj, për herë të radhës një grup bullgar ekzekuton në Festivalin “Eurosonic Noorderslag” në Groningen-Holandë, i cili u zhvillua në mesin e muajit janar të këtij viti. “I Will Always Remember You” është një kompozicion prej autori i Ognjan Drandijskit.
Për pjesëmarrjen në “Eurosonic” dhe për bandën e vet “О.J. Band” muzikanti tregon: “Një festival shumë i madh, i organizuar mirë, i cili zhvillohet çdo vit në rreth 30 klube në Groningen. Në çdo një skenë ekzekutojnë nga katër banda në mbrëmje, që bën mbi 300 interpretues. Me grupin prezantuam një program 40 minutash, vetëm me muzikë prej autori. Nuk kishim shansin të njihemi dhe të dëgjojmë dhe grupet e tjera, grafiku ynë ishte shumë i ngjeshur por dhe në koncert ekzekutuam të fundit. Fotografi: arkiv personal
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA