Stefka Sëbotinova (1930–2010) është ndër muzikantet që i sollën famë botërore traditave folklorike bullgare. Ajo lindi në zemër të Trakisë, në një fshat me emrin e bukur – Rozov Klladenec (Pusi i Trëndafiltë), i cili sot nuk ekziston më. Ajo trashëgoi talentin nga paraardhësit e saj, të shpërngulur nga Trakia e Egjeut. Këngët nga ky rajon, të mësuara nga gjyshja zëëmbël, u bënë pjesë e rëndësishme e repertorit të saj të famshëm. Dhuntia e saj muzikore u zbulua nga këngëtari popullor dhe folklorist Zhëço Dollçinkov, i cili regjistroi dhe kategorizoi mbi 3500 këngë popullore nga rajoni i qytetit Kotell dhe krahina e Dobruxhës, të cilat ruhen edhe sot në Institutin e Historisë së Artit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN). Në vitin 2002, në një intervistë për gazetën "Sega", Stefka Sëbotinova rrëfen se Zhëço Dollçinkov e kishte vënë re që kur ishte ende nxënëse në Plovdiv: “Në shkolla vinin folkloristë nga Radioja. Aty më zbuloi Zhëço Dollçinkov. Regjistrova në Radio tri këngë me grupin e Cvjatko Bllagoevit.” Këto regjistrime të para u bënë në vitet 1947 dhe 1948, ndërsa në vitin 1951, Stefka u zhvendos për të jetuar në Sofje. Ajo mori pjesë në një konkurs për t’u bërë pjesë e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore (sot: Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”) dhe ishte një nga të paktat që u përzgjodhën. Dëshmitarë të kohës tregojnë se Filip Kutevi ishte i mahnitur, jo vetëm nga zëri i jashtëzakonshëm dhe numri mbresëlënës i këngëve që ajo dinte, por edhe nga bukuria e Stefkës. Në Ansamblin e Filip Kutevit, ajo punoi për 14 vjet. Ai ishte muzikanti i parë që e vlerësoi “perlën në kurorën” e saj – këngën “U shemb mali”, duke çmuar zërin e saj të ngrohtë e prekës, si dhe interpretimin mjeshtëror.
Përpunimi i parë i kësaj kënge u bë pikërisht nga Filip Kutevi, me orkestrën e Ansamblit që ai drejtonte. Ky version, i regjistruar për Radion Kombëtare Bullgare, është një nga dy këngët solo të Stefka Sëbotinovës, të përfshira në albumin e parë të serisë së njohur “Misteri i Zërave Bullgarë” të prodhuesit zviceran Marcel Cellier, i cili u publikua në vitin 1975 dhefitoi çmimin prestigjioz për albumin më të mirë të Akademisë “Charles Cros”.
“U shemb mali” me zërin e Stefka Sëbotinovës dhe orkestrën e Ansamblit “Filip Kutev”, e përfshirë në diskun e parë “Misteri i Zërave Bullgarë”, është simbol kulturor i Bullgarisë në mbarë botën për rreth dy dekada. Ndërkohë, nga viti 1973 deri në vitin 1985, Sëbotinova këndonte në Ansamblin e Këngëve Popullore të Radios, i cili që nga fundi i shekullit të XX-të mori zyrtarisht emrin “Misteri”. Kur pas disa vitesh e pyesin për momentin e saj yjor në karrierë, Stefka e lidh pa hezitim me këngën e saj emblemë: “Kjo që bëra një hit botëror, për të cilin shumë njerëz nuk ishin të kënaqur — përfshirë disa nga muzikantët tanë më të mëdhenj. Por unë nuk jam fajtore, fajtorë janë ata. Kënga ishte në fonotekë. Pse nuk e bënë ata hit botëror? Vetëm Marcel Cellier guxoi ta realizonte në vitin 1994, duke ia besuar përpunimin francezit Jacky Anona. Жаки АнонаRreth kësaj kënge pati shumë skandale dhe... tashmë më vjen keq edhe të flas..." Në të njëjtin intervistë për gazetën “Sega”, ajo kujton se kënga e saj është “shitur për të shoqëruar filma”, dhe përmend hitin kanadezo-francez të regjisorit Deny Arcand – “Jezusi i Montrealit” nga viti 1989, që ka fituar një sërë çmimesh dhe madje ka marrë edhe një nominim për “Oscar”.

Megjithatë është e padiskutueshme, se fama botërore e këngës erdhi në vitin 1994, me aranzhimin modern në të cilin kumbon zëri i Sëbotinovës.
Por ajo që e bën ndikimin e saj të jashtëzakonshëm për bullgarët nuk është vetëm melodia e mrekullueshme dhe zëri unik i Sëbotinovës, por edhe teksti tragjik dhe lakonik – një kryevepër e vërtetë e fjalës së shkruar bullgare, që të godet që me fjalën e parë: “u shemb” (príturi se). Njëkohësisht dialektore dhe arkaike, kjo fjalë është ende e gjallë në gjuhën e sotme bullgare, ku “priturjam” ka edhe kuptimin “shtoj”, por në kontekstin e këngës merr një tjetër domethënie.
Në fjalorët tanë, "priturjam se" do të thotë edhe "lëviz prej një vendi në tjetrin, ngrihem, shfaqem aty ku më parë nuk isha", si dhe "rrëzohem papritur, përmbysem, grumbullohem". Kënga i ruan të gjitha këto kuptime të fjalës "priturjam se" dhe i paraqet rendit në një gradacion: i gjithë mali ngrihet dhe "shembet" mbi dy barinjtë. Hiperbola e këtij veprimi e zmadhon fuqinë e malit dhe e bën edhe më të stërmadh dhe shtypës.

Pasi dëgjon lutjet dhe arsyetimet e barinjve që t’i mëshirojë – njërin e pret e dashura e parë, ndërsa tjetrin – nëna e moshuar, mali shqipton vendimin e vet. Kënga përfundon papritur dhe, me shumë gjasë, askush nuk shpëton. Këtë e kuptojmë nga zëvendësimi i foljes “pret” që përdorin barinjtë me “vajton”. Njeriu i gjallë pritet, i vdekuri vajtohet. Dhe mali gjykon: e dashura vajton deri në mesditë, nëna – deri në varr.
Kontributi i këngëtares Stefka Sëbotinova për kulturën bullgare nuk kufizohet vetëm te kryevepra “U shemb mali”. Ajo ka një repertor mbresëlënës solo, të regjistruar për Radion Kombëtare Bullgare. Shumë të njohura janë edhe duetet e saj me këngëtaren Tinka Pesheva. Megjithatë, duket se balada tragjike që i solli famë botërore la pas vetes edhe një shenjë hidhërimi, sepse gjatë jetës së saj ajo kishte rrëfyer: “Mora shumë dashuri nga populli, njohje dhe lavdi, por për fat të keq, duhet që të të vlerësojnë jashtë vendit, që të të kushtojnë vëmendje tek ne”.
Ju ofrojmë versionin modern të këngës “U shemb mali”, i cili fitoi famë ndërkombëtare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti..
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe..