Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi “Mësimi” – fillimi i trilogjisë mbi raste të vërteta

БНР Новини
Kuadër nga filmi "Mësimi"

Historia mbi raste të vërteta frymëzoi tandemin e regjisorëve të Kristina Grozevës dhe PetërVëllçanovit të krijojë filmin “Mësim”. Shiriti i tyre debutues artistik me metrazh të plotë pushtoi me mesazhet e veta publikun e një sërë festivaleve. Premiera e “Mësimit” ishte në Toronto. Aty filmi ishte pëlqyer nga kompania e distributorëve dhe ishte blerë për shpërndarje në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Aty nga fundi i muajit shtator erdhi dhe lajmi, se në një festival tjetër prestigjioz – në San Sebastian të Spanjës, filmi ka marrë dekoratën e madhe për një debutim me metrazh të plotë.

Derisa është bullgare dhe derisa universale historia, e treguar në të?

“Mund të thuhet se është universale, sepse me të vërtetë ajo që rastis me heroinën kryesore në film, është diçka që mund t’i rastisë secilit – tregon për Radio Bullgarinë Petër Vëllçanov. – Përpara disa vjetëve me Kristinën u ndeshëm me një titull gazetar – “Mësuese vodhi bankën”. Dhe në këtë shprehi ne pamë të gjithë dramaturgjinë e filmit. Kjo na frymëzoi dhe provokoi imagjinatën tonë të shkruajmë një skenar dhe të mund ta incizojmë këtë film. Kurse ky absurditet, ky kufi, deri tek i cili ka arritur shoqëria tonë solli deri në mendimi të shumta dhe ngriti çështje të shumta. Dhe duke kërkuar përgjigjet e tyre, ne në fakt shkruam skenarin dhe krijuam filmin.”

Sipas Petër Vëllçanovit rasti me mësuesen, e cila ka vjedhur bankën për shkak të mungesë së parave, bile nuk është alarm, por një sinjal bërtitës për faktin se deri ku kemi arritur.

“Kudo nëpër botë njerëzit e ndiejnë të afërt këtë film, sepse kriza financiare aktualisht është e përgjithshme. Por në themel të saj është kriza shpirtërore, në të cilën jetojmë. Kuptohet, në Bullgari ne jemi në krizë akoma nga periudha e ndryshimeve, bile dhe më parë – thotë regjisori. – Nga ana tjetër kjo është historia e një gruaje, e cila mbron deri në fund parimet e veta dhe lufton për to, por në një moment bëhet viktimë e tyre, që i vesh një karakter shumë njerëzor filmit.”

Pas San Sebastianit, shiriti morri dekorata nga festivalet në Tokio, Selanik, Varshava, Francë, Ekuador, Kiev. Dhe akoma: dekoratat e Lidhjes “Kritikë”dhe të gazetarëve të akredituar në festivalin “Trëndafili i Artë” në qytetin Varna. Fare vonë ndaj koleksionit u shtua dhe dekorata në emër të Ingmar Bergman për një debutim më të mirë nga festivali prestigjioz në Goteborg. Kështu “Mësimi” u rendit mes titujve më të suksesshëm vendas nga 20 vjetët e fundit. Në fakt, ky është dhe filmi i parë nga trilogjia, në të cilën çdo një histori është e frymëzuar nga titulli i gazetës. Që të tria temat janë moderne, një pjesë nga realiteti, në të cilin jetojmë.

Cili do të jetë fati i mëtejshëm i “Mësimit”?

Kjo është interesantja se është i blerë në shumë vende – shënon Petër Vëllçanov. – Si ta them, është e mjerë se, në vendet fqinje ballkanike tanimë distributorët prej kohe u përgjigjën, realizuan kontakt, që të shpërndajnë filmin. Derisa këtu, në Bullgarinë tonë nga distributoret tonë deri në këtë moment asnjë nuk është përgjigjur personalisht, që të tregojë interes, të bisedojmë, që është gjë e mjerë.”

Krijuesit e “Mësimit” janë shumë mirënjohës për përkrahjen e Sofjes Film Fest. Si dhe të programit Sofja mijtings – treg për prodhime të përbashkëta, i cili tregon projekte të reja të krijuesve të rinj evropianë dhe filmat më të rinj nga regjioni i Ballkanit përpara përfaqësuesve të festivaleve evropiane, agjentëve tregtarë dhe distributorëve. “Jemi shumë të lumtur se, premiera bullgare e filmit do të jetë në kuadrin e Sofja Film Festës dhe publiku i Sofjes do të mund ta shikojë. Dhe shpresojmë që ai ta presë kështu, siç e ka pritur deri në këtë moment publiku nga e gjithë bota”, i uron vetes regjisori.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD