Gjatë vitit 1945 me iniciativë të qytetarëve dhe aktivistëve kulturorë në qytetin Pllovdiv u krijua një shkollë private e mesme muzikore. Vetëm një vit më vonë kjo shkollë u bë shtetërore. Sot kjo është Shkolla Kombëtare e Artit Muzikor dhe Valltar “Dobrin Petkov” – Pllovdiv.
Në fund të vitit 2014 Shkolla Kombëtare e Artit Muzikor dhe Valltar “Dobrin Petkov” në qytetin Pllovdiv mori njohjen e radhës për punën aktive artistike. Dy prej nxënësve të saj Ivan Marinov dhe Tifani-Sidni Mikova me talentin e tyre afirmuan lavdinë muzikore të vendit në SHBA-në.
“Pasi u bënë fitues të konkursit American Protege Internacional Conceerto Competition, dy nxënësit fituan mundësinë të japin një koncert në “Karnegi Holl” – tregon drejtoresha Neli Popova-Koeva. – Koncerti është në Nju Jork dhe organizohet on linë. Kandidatët prezantojnë incizime të tyre në shoqërim të orkestrës. Edhe të dy nxënësit e shkollës që u dekoruan janë pianistë me pedagoge Svetllana Koseva, e cila në vitin 2014 u dallua me “Lirën e Kristaltë” të Lidhjes së Muzikantëve Bullgarë.”
Gjatë tërë vitit parashikohen shumë veprimtari i kushtuara themelimit të shkollës. Ndër më të rëndësishmet janë Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës gjatë tetorit. Ai organizohet me iniciativë të violinistes Elmira Dërvarova, drejtoreshës Neli Popova-Koeva dhe Fondacionit për Kulturë dhe Art “MusicArtissimo”. Vjet në këtë konkurs u prezantuan 66 muzikantë nga 11 vende. Ditët e para të majit shkolla do të organizojë konkursin “Çelësi i Florinjtë” për violinistë dhe pianistë. Dhe me këtë nuk sosen aktivitetet e parashikuara:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”