Kohët e fundit një popullaritet gjithnjë në rritje fitojnë teoritë e ndryshme për forcën e fjalës. Psikologë, këshilltarë, prijës shpirtëror na mësojnë, se fjalët, që shfrytëzojmë dhe energjinë që futim në to, kanë rëndësi të madhe për këtë që ndodh në jetën tonë. Çdo njeri ka aftësinë vet të krijojë botën, në të cilën jeton. Një pjesë prej kësaj aftësie është mundësia që të zgjedhim fjalët më të sakta me të cilat quajmë gjërat para të tjerëve ose para vet nesh. Në fakt ato teori nuk janë të reja – ato kanë rrënje të thella në traditat dhe folklorin e popujve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë bullgar. Në përfytyrimet popullore fjala pranohet si një gjë konkrete, pothuajse materiale, siç tregon edhe proverbi “Fjala e thënë – gurë e hedhur”. Duhet të shfaqim një kujdes të veçantë, kur flasim, sepse nuk mund të kontrollojmë fjalët e shprehura: “Fjala nuk është trumcak, por kur e lëshosh, nuk mund ta kapish.”
Zotërimi i mirë i gjuhës, aftësia të shfrytëzohen fjalët më të përshtatshme në situatën përkatëse, vlerësohen tepër lartë në kulturën folklorike. Për njerëz të tillë thuhet se janë “gojartë”, “gojëmbël” ose “gojëmjaltë”. Aftësia të lavdërojmë dhe të shfaqim dashamirësi ndaj të tjerëve në situata të vështira na jap një përparësi: “Fjala e mirë – dera e hekurt hapet”; “Fjala e mirë – çelësi i florinjtë”. Urtësia popullore na paralajmëron, se përveç një ndikim pozitiv, fjalët posedojnë edhe forcën të ofendojnë: “Gjuha nuk ka eshtra, por kockat mund ta thyen”, “Gjuha mund të presë më keq se sa thika”.
Në një përrallë popullore tregohet për një njeri dhe një ari, të cilët u takuan në pyll dhe vendosën të bëhen vëllezër. Miqësia e tyre vazhdoi një kohë, por një herë njeriu pa dashje u ankua nga era e keqe e ariut. I prekur thellë në zemër ariu e luti njeriun ta godas me sëpatën. Pa dashje njeriu e plotësoi këtë lutje. I larë në gjak ariu iku në pyll. Kaloi më se një viti dhe një ditë ariu prapë e takoi ish vëllanë. E luti ta kërkojë mbresën e plagës nga sëpata. Mirëpo ajo prej kohe nuk shihej. Atëherë ariu i tha njeriut: “Tashmë mbresa nuk ekziston më, por fjalën e keqe që më tha la mbresa të thella në shpirtin tim dhe unë nuk do ta harroj kurrë.” Prandaj populli thotë: “Plaga e keq shërohet, por fjala e keq nuk harrohet.”
Për bullgarin fjala ka mundësi reale të ndikojë mbi rendin natyror dhe social, sepse posedon një forcë magjike. Urimet për shëndet, për jetë të gjatë dhe lumturi shoqërojnë momentet më të rëndësishme jetike. Urime bëhen në kohën e pagëzimit dhe martesës, në festat e mëdha të krishtere, sidomos në ato ditë, që mbajnë në vet veten simbolikën e fillimit të ri si për shembull Krishtlindja dhe Viti i Ri. “Qofsh gjallë dhe shëndosh!”, “Rrofsh sa malet” janë vetëm një pjesë prej urimeve tradicionale për të mirën.
Megjithatë në përfytyrimet e popullit të dëshirosh të keqen e të tjerëve është një gjynah, ndërsa mallkimi i padrejtë rikthehet te ai, i cili e ka thënë. Dhe në se ne, sot do të zbulojmë urtësinë e stërgjyshërve tanë, do të shfaqim një kujdes më të madh ndaj fjalëve, që shfrytëzojmë ose shkruajmë dhe do ta shfrytëzojmë vetëm për të mirën. Ashtu siç thuhet në proverbin: “E hapi gojën për të mirën!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..