Çështja e raporteve me Rusinë do të jetë temë kryesore në rendin e ditës të takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel. Takimi do të mbahet më 19 e 20 mars. Në një bisedë jo-formale Ministri i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov komentoi se Bullgaria do të ishte pro sanksionimeve të reja kundër Rusisë, nqs kjo e fundit nuk respekton marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainën Lindore. Si ndikojnë masat kufizuese mbi ekonominë bullgare? Për mendimin e z. Kënço Stojçev, themelues të Organizatës “Prodhuar në Bullgari”, humbjet në industrinë e ushqimit dhe në eksportin e perimeve dhe frutave nuk janë aq të mëdha sa mendohet.
“Më së shumti u prek importi i vendeve të tjera të BE-së në Bullgari, thekson z. Stojçev. – Tregu rus ndërpriti importin e produkteve të qumështit, domateve dhe mollëve. Ne përkrahim sanksionimet, por kur negociohet me BE-në, duhet të qartësohet se në Bullgari nuk duhet të importohen produkte suplementarisht të subvencionuara. Polakët dhe holandezët arritën të marrin kompensime nga BE-ja. Dyqanet bullgare “u përmbytën” me mallrat e tyre të lira. Çuditërisht, Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve nuk reagoi. Sipas ligjit në Bullgari nuk lejohet tregtia me mallra nën çmimin e kostos. Në dyqane shiten djathëra luksoze për 2.5 e 3 euro dhe janë dy herë më të lira se tonat. Ky fakt e fus industrinë bullgare të qumështit në një kolaps absolut dhe nga ana e vet shkakton probleme të mëdha në blegtori.”
Z. Georgi Minçev, zëvendës kryetar i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë në Bullgari, komenton humbjet në sektorët e tjerë:
“Që nga vjeshta e vitit të kaluar ka 100 për qind humbje në shitjen e pronave për shtetasit rusë, të cilët preferojnë zonat bregdetare bullgare. Po të hiqen sanksionimet, kush e di a do të përmirësohet gjendja. Kemi konstatuar dhe po ashtu humbje në inxhinierinë mekanike, sektorin e energjetikës dhe në fushën e transportit. Sanksionimet kundër Rusisë kanë të bëjnë me sektorin e energjetikës, industrinë e mbrojtjes, si dhe me mallrat dhe teknologjinë dual-përdorim. Rusia gjithashtu ndërmori sanksionime në fushën e inxhinierisë mekanike, duke ua stopuar dhjetëra miliarda euro kompanive evropiano-perëndimore si “Siemens”, “Alstom”, “Mannesmann” dhe “TyussenKrupp”, ku firmat bullgare ishin nënkontraktorë. Bëhet fjalë për kontrata afatgjata, kështu që humbjet janë tepër të mëdha. Për sa i përket fushës së transportit, është parashikuar ndërtimi i linjës hekurudhore Pekin-Kazan-Moskë-Berlin. Itinerari rus duhet të ndërtohet nga kompanitë “Siemens” dhe “Alstom” në vlerë mbi 300 mlrd euro. Tani Kina përpiqet të fitojë vëmendjen e Rusisë dhe çmimi u ul ndejshëm. Nëse firmat evropiano-perëndimore e humbasin këtë projekt, i cili synohet të realizohet brenda 10-15 vjetësh, atëherë humbjet do të jenë të papara për të gjitha vendet e BE-së.”
Për mendimin e z. Martin Vlladimirov, analizator nga Qendra e Studimit të Demokracisë sanksionimet sjellin dhe po ashtu dobi për konsumatorin e përgjithshëm. Bujqësia është një pjesë shumë e vogël e bujqësisë së përgjithshme të vendit dhe tendenca është drejt reduktimit. Ashtu konsumatorët në vend përfitojnë më shumë se sa humbasin prodhuesit. Z. Vlladimirov mendon se humbjet afatgjata janë të konsiderueshme, sepse Rusia përbën një treg shumë të madh. Por gjithsesi përfitojmë, sepse duke u pezulluar disa projekte energjetike, do të kufizohet kontrolli i kompanive të mëdha ruse ushtruar ndaj nënkontraktorëve bullgarë dhe do të stopohet korrupsioni mbi institucionet bullgare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..