Në një ceremoni modeste në Operën Mbretërore në Londër ambasadori bullgar në kryeqytetin britanik Konstantin Dimitrov i dorëzoi një medalje të artë jubilare Ministrisë së Kulturës të Bullgarisë. E mori drejtori ekzekutiv i operës.
Në shikim të parë ngjarja është zyrtare, sipas protokollit, por në fakt ajo mban një simbolikë speciale, sepse medalja e mban emrin e basit të madh bullgar Boris Hristov (1914-1993). Përveç kësaj në takimin në fjalë, përveç ambasadorit Dimitrov dhe shefit të “Covent Garden” Aleks Biërd, ishte i pranishëm dhe një ambasador tjetër: ai i kulturës muzikore bullgare në Londër dhe në botë, violina e parë e Orkestrës së Operës Mbretërore Vasko Vasilev.
Pa dyshim ndjenja për ta prekur një prej kostumeve të këngëtarit të madh është e jashtëzakonshme. Kjo është pasqyruar edhe në filmin biografik për këngëtarin “Letra nga Toskana”. Në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar basi fenomenal u nis për në Itali për të mësuar këndim dhe nuk u kthye në atdhe shumë vite. Ai nuk mori lejë nga regjimi komunist për të kënduar në skenën e Operës së Sofjes gjatë vizitave të tij të rralla në Bullgari, por për llogari të kësaj “Covent Garden” ishte një vend shimë i preferuar nga Boris Hristovi. Ai debutoi atje në vitin 1949 në rolin e Boris Godunovit në operën me të njëjtin emër të Modest Musorgskit, ku bullgari i talentuar ka kënduar në gjuhën ruse në kundërshtim të traditës së atëhershme.
Çfarë është simbolika e medaljes së artë, me emrin e Boris Hristovit, për Operën Mbretërore në Londër?
“Ky është një nder i madh – shpjegoi drejtori i Institutit Aleks Biërd. – Ai ishte një prej yjeve më të mëdha të operës në botë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të. Kishte shfaqje në skenën e “Covent Garden” në vazhdim të më shumë se 30 vitesh. Ja përse shënimi i lidhjes së këngëtarit të famshëm me “Covent Garden” është një nder kaq i madh për ne.”
Në fakt lidhja bullgare me Operën Mbretërore në Londër po vazhdon edhe sot e kësaj dite.
“Bullgaria është një vend, i cili gjithmonë ka lindur talente muzikore – tha Aleks Biërd – Koncertmaestri ynë Vasko Vasilev është bullgar dhe para 20 vitesh, kur filloi të punojë te ne në moshën 23 vjeç, ai ishte koncertmaestri më i ri në historinë e Operës Mbretërore. Edhe sot shume yje të operës nga Bullgaria kanë shfaqje në skenën tonë. Gjatë muajit maj do të presim me një kënaqësi të madhe Sonja Jonçeva, e cila do të këndojë në rolin e Violetës në operën “Traviata” të Xhuzepe Verdit. Jemi dëshmitarë se si muzikantët bullgarë paraqiten në mënyrën më të mirë në teatrot më prestigjiozë të operës në botë, përfshi këtu edhe në “Covent Garden”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Opera Mbretërore në Londër
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..
Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..