Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katja Zografova për autorët bullgarë të njohur, të harruar dhe të ndaluar

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Ky është një libër, që është shkruar në vitet 30” – kështu Katja Zografova, Drejtore e Muzeut Kombëtar të Letërsisë, tregon për botimin “Të njohur, të harruar, të ndaluar” që doli para pak kohe. E quan “librin e jetës sime”. Është e njohur si “avokate e njerëzve të braktisur nga historia”. Dhe beson, se autorë të cilët sot janë plotësisht të harruar ose kanë qenë të ndaluar për shkaqe politike në kohen e socializmit si Rajko Aleksiev, Çavdar dhe Fani Popova-Mutafovi, po kështu kanë meritat e tyre letrare që të bëjnë pjesë në grupin e të njohurve.

“Bile kur shkruaj për klasikët, synoj t’i rezistojë mitit të dëmshëm, dhe të tregojë arkiva të panjohur, korrespondenca dhe ditarë, sepse puna në muze me ofron këtë këndvështrim më të ndryshëm ndaj historisë letrare – thotë ajo. – Mendoj, se në kohën e manipulimeve të mëdha vëmendja ndaj dokumentit është me rëndësi të madhe, me gjithë se edhe ai mund të jetë i falsifikuar. Por, duke kërkuar drejtësinë dhe të vërtetën, unë gjithmonë kërkoj të dhënat nga burimet arkivore, dokumentare.”

E quajtur me humor homo arkivarius, Katja Zografova hyn në trashëgimin e autorëve të njohur si Vazov, Javorov, Jovkov, Smirnenski, Dimitër Dimov etj. Por edhe të autorëve më pak të njohur, por me vlerë. Si p.sh. të shkrimtarëve që kanë jetuar në mërgim, si Boris Shivaçev dhe Matvej Vëllev.

“Gjërat më të çmueshme të këtyre autorëve në mërgim në fondin tonë arkivor janë veprat jashtëzakonisht të talentuar të shkrimtarit dhe piktorit Boris Shivaçev. Ai në vitet 20 të shekullit të kaluar ka emigruar në Amerikën Latine – rrëfen ajo. – Katër vjet ka kaluar në Argjentinë. Në kthim ka iniciuar revoltim të të varfërve, sepse ishte njeri human. Ishte i rrahur dhe pësoi plaga të rënda. Në Bullgari ai shkruan librat e mrekullueshëm – “Lumi i argjendtë”, “Letra nga Amerika Jugore”. Është autor i romanit të parë kosmopolit dhe homoseksual në letërsinë bullgare “Shpikësi”. Dhe kur bëhet popullor dhe i dashur, vdiq në moshe të re. Është interesante, se katër vjet pas vdekjes së këtij njeriu të talentuar, i cili për fat të keq, mbeti në harresë, nga Amerika Latine vazhdojnë të vijnë libra me mendime dhe vlerësime në adresën e tij në Bullgari. Ai ka qenë kritik i talentuar dhe njohës i letërsisë në gjuhën spanjolle. Ai është përkthyesi i parë i romanit “Donja Lus” të klasikut spanjoll Huan Valera. Përveç kësaj ai ka shkruar kritika dhe ese, kushtuar autoreve dhe problemeve të letërsisë spanjolle. Në ka lënë dhe vepra interesante të artit figurativ. Ka vdekur në moshë 30 vjeç.”

Ky ishte vetëm njeri prej shembujve, me të cilin letërsia bullgare hedh ura ndaj simotrave jashtë shtetit. “Në qoftë se duhet të vlerësoj librin tim, do ta përcaktojë me një shprehje – libër i dialogut midis letërsisë bullgare dhe letërsive të tjera evropiane” – shton Katja Zografova. Për lexuesit do të jetë interesante të mësojnë çfarë ndikim kanë pasur në vendin tonë autorët e mëdhenj skandinavë si Ibsen, Strindberg, Andersen. Ka edhe autorë sllavë si Lermontov dhe Jan Kasproviç.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD