Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po lind një projekt i ri i majtë në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Deputeti i pavarur Velizar Ençev, i cili para pak kohe u nda me Koalicionin Parlamentar të Frontit Patriotik, themeloi në lëvizje të re civile nën emrin “Pranvera bullgare”. I njohur në vendin tonë si politikan, gazetar i njohur dhe aktivist shoqëror, Ençevi ka ndërmend me bashkëmendimtarët e tij të realizojë ndryshim radikal në Bullgari, sepse siç mendon ai, për 25 vjet ajo ka pësuar 25 goditje të rënda, është shndërruar në shtetin më të varfër në BE dhe nevojitet një qëndrim për arsimimin dhe ringjalljen e popullit bullgar.

Lideri i ri politik është kategorik, se ideologjia e lëvizjes së tij përfshin  “rezistencën vendimtare ndaj kapitalizmit barbar në variantin e tij neoliberal” dhe luftën kundër mashtrimit total në jetën politike. “Pranvera bullgare” do që të bëhet parti politike, përkufizohet si formacion i majtë dhe që tani deklaron, se si e tillë mund të bëhet partnere në parlament vetëm me partinë e majtë PSB dhe partinë nacionaliste “Ataka”, sepse me gjithë dallimet mes tyre, kanë dhe ide të përbashkëta. Velizar Ençevi pohon publikisht, se në nivelin vendor formacioni i tij i porsa themeluar do të hyjë në koalicione me të gjitha partitë, lëvizjet dhe shoqatat opozitare. Kështu ai në mënyrë indirekte pohon, se njeri prej motiveve kryesore për themelimin e lëvizjes së tij është pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Disa vëzhgues menjëherë supozuan, se me “Pranverën bullgare” po lind versioni bullgar i partisë greke SIRIZA. Por lideri Ençev i përgënjeshtroi duke deklaruar, se formacioni i tij është më afër ideve të Kryeministrit të Hungarisë Orban dhe partisë së tij Fides, se sa atyre të SIRIZA-s. Ky reagim disa e përkufizuan si “derë e hapur” për distancim, n.q.s. modeli grek pëson disfatë. Më tepër bëhet fjalë për diçka tjetër – si realist Ençevi e kupton shumë mirë, se në zgjedhje të ardhshme parlamentare “Pranvera bullgare” nuk do të fitojë më shumë se 30 deputetë dhe kjo nuk do të ishte e mjaftueshme si triumfi i arritur nga SIRIZA.

Lideri i “Pranverës bullgare” nuk fsheh, se i shtron vetes si detyrë të tërheqë elektorat, i cili deri tani i ka mbështetur socialistët dhe me siguri nuk është e rastit, se ai e përkufizoi formacionin e vet si i majtë. Deklaratat e tij përmbajnë dhe elemente të mesazheve nacionaliste, të shprehur në mënyre delikate, ndaj të cilave duhet të kenë kujdes nacionalistët nga “Ataka”. Si PSB, ashtu edhe “Ataka” kanë arsye për shqetësim, sepse në zgjedhjet e fundit tashmë humbën elektorat dhe aktualisht nuk janë në gjendje shumë të mirë. Por Ençevi, nuk do të refuzojë, siç pohon publikisht, të pranojë mbështetjen e “votuesve të ndershëm” të forcave parlamentare, me të cilat “Pranvera bullgare” nuk do të që ketë partneritet – me Frontin Patriotik – nacionalist, me Partinë e majtë ABV, me koalicionin e djathtë Bllok i Reformatorëve dhe me Partinë e djathtë në pushtet GERB.

Forcat politike tani për tani përmbahen nga komente për formacionin e ri, me siguri në pritje që ai të përkufizohet më qartë dhe më konkretisht. Shfaqja e “Pranverës bullgare” nuk duhet të injorohet. Në momentin e fragmentarizmit politik në parlament, ku një forcë e majtë (PSB) është opozitë, një tjetër (ABV) mbështet koalicionin në pushtet, lind një subjekt i ri i majtë. Nëse lëvizja “Pranvera bullgare” shënon sukses në nismat e saj, mund të duket si vazhdim i ristrukturimit të hapësirës së majtë politike, të nisur nga partia ABV, por me një shije të hollë nacionaliste. Nëse lëvizja nuk do të ketë sukses, thjeshtë do të bëhemi dëshmitarë të roitjes së formacioneve të majta në Bullgari në dëm të idesë së majtë. Në të gjitha rastet, lindja e “Pranverës bullgare” mund të konsiderohet edhe si vazhdim i tentativave për ndryshimin e statukuos së amortizuar – në drejtim të majtë ose të djathtë, me ngritjen e subjekteve të reja politike.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD