Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valeri Velikov – gazetar i radios dhe piktor i ikonave

4
Foto: arkiv personal

Jeta dhe rruga krijuese e Valeri Velikovit janë tepër interesante. Pas mbarimit të shkollës së arteve figurative, rastisi të fillojë punë në Radion Varnë. Mirëpo, pikturimi i ikonave përgjithmonë mbeti një pasion për të. Pse ka prirje të krijojë ikona, shpjegon vet ai:

“Është tepër e vështirë t’i përgjigj kësaj pyetjeje. Interesi im ndaj ikonave lindi në mënyrë të natyrshme. Unë jam nga ata njerëz, që janë introvert. Më pëlqen të zhytem në mendimet dhe të sodit, kështu që krijimi i ikonave lindi si një proces i zakonshëm. Në fillim pikturova ikonat si amator, por dalë ngadalë avancova dhe tani nuk do të jetë e tepruar në se do të them, se punoj si profesionist.”

Dikur në të kaluarën pikturuesit e ikonave krijuan veprat e tyre pas një përgatitjeje speciale. Ajo përfshinte një kreshmë të paktën 40 ditë, nxjerrja e bojërave prej mineraleve dhe lëndëve të tjera të natyrshme, zgjedhja dhe përgatitja e materialit mbi të cilin do të krijohej ikona. Më shpesh ato ishin dërrasa prej blini të lyera me ngjitës të natyrshëm. Piktorët shfrytëzuan tempera të përziera me të verdhen e vezës. Kështu ngjyrat e hapura ruheshin për një kohë shumë të gjatë.

Valeri pranon, se përsa iu përket ngjyrave të veshjeve, figurave të shenjtorëve, gjesteve, sfondit, e respekton kanunin. Mirëpo, si një piktor modern i ikonave, i vë në veprat diçka nga vete: “Personalisht unë vizitoj me bojëra vaji dhe efekti është pothuajse i njëjtë siç te pikturimi me tempera. Përveç kësaj nuk e lyej me xhela syprinën e ikonave, sepse shkëlqimi duket tepër artificial. Prarimi është një nga mjeshtëritë më të mëdha të pikturimit të ikonave. Në këtë proces mund të shfrytëzohet ar i vërtetë, gjë që e bëjnë vetëm profesionistët më të mëdhenj. Mund të prarohet edhe me një ngjyrë si të arit, gjë që shfrytëzohet në masë nga njerëzit, që pikturojnë ikona. Mund të shfrytëzohet dhe një bojë ari, ashtu siç e bëj unë.”

Për krijimin e ikonave nuk shfrytëzoheshin vetëm dërrasa. Ka ikona të pikturuara edhe mbi materiale jo tradicionale. Për shembull në shekullin X në Bullgari punoheshin ikona prej qeramike. Disa prej ikonave kishin edhe forma të rrumbullakëta. Në këtë kontekst, cili është materiali jo aq i zakontë mbi të cilin Valeri ka krijuar një ikonë?

“Ndoshta materiali nuk është aq i çuditshëm, sepse haset shpesh. Në fakt ky është një vezë të strucit. Më parë e izolova sipërfaqen duke e lyer me një ngjitës polivinil acetat. Kjo teknikë shfrytëzohet shpesh, që të mos përthithen bojërat  nga materiali. Kështu ngjyrat mbeten të ngopura. Pas kësaj mbi këtë vezë të strucit e krijova figurën e Jisu Krishtit – Shpëtimtarit tonë.”

Mirëpo, a ka pikëtakime midis pikturimit të ikonave dhe gazetarisë në radio?

“E përbashkëta është sfida. Kur një gazetar fillon të bëjë ndonjë reportazh, ndonjë intervistë, në fakt nuk di çfarë do të ndodhë me materialin, që duhet të bëjë. Edhe të ketë një koncept të qartë për këtë si duhet të bëjë qoftë reportazhin, qoftë intervistën. Po këtë është edhe me ikonën. E nis të realizoj një koncept të cilin e kamë në përfytyrimin tim. Por në një moment kur nuk e ndjej veten të kënaqur nga puna, ndryshoj qoftë pozën, qoftë ngjyrat. Kështu që pikëtakimi midis këtyre dy veprimtarive aq të kundërta në shikim të parë është, se ka raste kur imponohet, që njeriu të improvizojë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Muzeu Kombëtar Etnografik

18 maj – Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Çdo vit më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Fillimi është vënë në vitin 1977 nga ICOM (International Council of Museums) – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Ideja fillimisht ishte të tregonte se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm për..

botuar më 25-05-18 8.00.PD

“Nata evropiane e muzeve” është sërish një festë për vizitorët kuriozë

Radhë pritjeje formohen përpara të gjitha muzeve dhe galerive të mëdha në një ditë të vitit. Kjo është koha kur zhvillohet iniciativa e përbashkët evropiane “Nata e muzeve”. Më 17 maj, muzetë dhe galeritë bullgare hapin dyert me hyrje falas për..

botuar më 25-05-17 8.00.PD
Margarit Canev - Margo

Artisti Margarit Canev – Margo largohet nga kjo botë me një fluturim

Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..

botuar më 25-05-13 7.05.PD