Një nga festat më të ndritshme për të krishterët ortodoks është Pashka. Përgatitja e gjatë për kremtet përfundon me të ashtuquajturën Java e Madhe. Për besimtarët ditët e fundit të jetës së Krishtit këtu në Tokë, janë si një prelud i jetës së përjetshme. Gjatë Javës së Madhe nëpërmjet shërbimeve speciale fetare në kishë rikrijohen ditët e fundit të Shpëtimtarit.
Pas këtij tropari fiks në mesnatë kambanat me ushtimën e tyre sjellin lajmin e mirë për ngjalljen e Jesu Krishtit. Prifti përgëzon të gjithë me fjalët “Krishti u ngjall!”, ndërsa besimtarët iu përgjigjen “Vërtetë u ngjall!”.
Sipas Ungjillit mrekullinë e Ngjalljes së Krishtit të parë e zbuluan Marija Magdalenadhe gratë miroprurëse, që erdhën me të te varri i Krishtit që ta luajnë kufomën me miron. Kështu ato deshën të shfaqin respektin e tyre të fundit ndaj Shpëtimtarit.
Një nga simbolet e Pashkës së Madhe është qiriu i ndezur. Të krishterët kthehen pas shërbimit fetar i kushtuar Pashkës me qiri të ndezura në shtëpi me besimin, se kështu mbajnë me vete në shtëpi zjarrin e Krishtit. Sepse zjarri është një mishërim i forcës së tij hyjnore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal