Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Super-heroi i Kosovës fluturon së pari në Bullgari dhe më pas në Maqedoni

БНР Новини

“Si kam lindur e di se ekzistojnë komiksat. Si kam nisur të lexoj në shkollë dhe të shoh filma të animuar, komiksat i kam pasur në dorë dhe jam interesuar për ta”, thotë strip-artisti nga Kosova Gani Sunduri. Rasti që të vijë në Sofje ishte ekspozita e tij personale, e 2-ta ndërkombëtare dhe e 6-a me radhë. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari. Ambasadori Shkëlqesia e Tij, Z. Shpend Kallaba e çeli ekspozitën, duke falënderuar strip-dashësit bullgarë dhe delegacionin nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje, të cilët kishin ardhur t’i shohin veprat e Gani Sundurit.

Gani Sunduri para hapjes së ekspozitës së tij personale në SofjePërveç super-heroit “Shqiponja”, i cili është në vëmendjen e gjerë të kritikës dhe publikut shqiptar, vizatimet e Gani Sundurit tërheqin me një origjinalitet krijimtarie sidomos te personazhet femërore. Mjafton të hedhësh një sy komiksave të artistit nga Kosova dhe mbetesh aty në vizatimet bardhë e zi dhe me ngjyra – “Shqiponja e Kuqe”, “Super Fëmija”, “Flokarti”, “Black Devil” etj. Ata që e njohin Prizrenin, menjëherë e dalluan vendlindjen e Gani Sundurit në veprat e ekspozuara.

Krijimtarinë e strip-artistit kosovar e njohin dhe kolegët e tij bullgarë, disa prej të cilëve ishin të pranishëm në ekspozitë. Nëpërmjet shkëmbimeve të punimeve, siç pohon vetë Gani Sunduri, bashkëpunimi me artistët bullgarë është tepër i mirë, dhe do të bëhet “dhe më i fortë e më miqësor”. Njëri nga aktivitet ku paraqiten këto punime është Festivali Ndërkombëtar i Stripit dhe Karikaturës në Prizren. Sivjet në tetor pritet të mbahet edicioni i tij i 11-të dhe sipas fjalëve të Gani Sundurit një nga qëllimet është që tërë rinia të njihet me artin e nëntë. “Gati 100 vjet ekzistojnë komiksat në botë, thotë ambasadori i karikaturës për Kosovën. – Rinia është e interesuar. Posaçërisht komiksat janë në ngritje duke falënderuar filmat si Superman-i dhe Njeriu marimang. Kjo është arsyeja e cila i ka shtyrë njerëzit që të lexojnë komiksat. Filmat rrjedhin nga komiksat dhe me siguri rinia ka njohuri për t’i njohur ata edhe më mirë”.

Pas Sofjes, Gani Sunduri parashikon të hapë ekspozitën e radhës personale në Gostivar.

Fotografitë janë nga arkivi personal i Gani Sundurit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filma nga 19 shtete do të shfaqen në festivalin e filmit të shkurtër në Varnë

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen..

botuar më 25-08-05 5.10.PD

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën,..

botuar më 25-08-03 9.00.PD

Një verë, një gjuhë, shumë përvoja

Me përfundimin e javës së fundit të Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, e cila u zhvillua nga 19 deri më 25 korrik 2025, u mbyll edhe një kapitull i rëndësishëm i këtij programi të veçantë, i cili përbën një përvojë të paharrueshme për të..

botuar më 25-07-29 8.30.PD