Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ripohon angazhimin e saj me integrimin evropian të Kosovës dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës

Vizita e Presidentit Rosen Plevneliev në Kosovë
Foto: president.bg

Këtë javë Presidenti Rosen Plevneliev ishte për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Perspektiva evropiane për shtetet nga Ballkani Perëndimor, bashkëpunimi regjional në Evropën Juglindore, diversifikimi energjetik, bashkëpunimi ekonomik, investimet, si dhe partneriteti në lëmin e sigurimit – e gjithë kjo ishte ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe me Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Mladen Ivaniç.

Mesazhi kryesor politik i drejtuar nga Presidenti bullgar gjatë këtij turneu të vogël ballkanik ishte se integrimi evropian i vendeve nga Ballkani Perëndimor është në thelbin e arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm dhe prosperitetit të regjionin tonë. Rosen Plevneliev nënvizonte se vendi ynë gjithmonë ka qene i vendosur në përkrahjen e vet ndaj vendeve fqinje sa i përket integrimit të tyre evropian dhe se përfundimi i bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian edhe të Kosovës, edhe të Bosnjës dhe Hercegovinës. Disa herë Presidenti i Bullgarisë ripohoi edhe gatishmërinë për ndarjen e përvojës sonë jo të vogël në të gjitha aspektet e proceseve të integrimit evropian.

Një mesazh tjetër i rëndësishëm, tahsmë në fushën e ekonomisë, ishte se vetëm së bashku vendet nga Evropa Juglindore mund të krijojnë një infrastrukturë moderne energjetike dhe të transportit dhe me ndihmën e BE-së mund t’i ndryshojnë në një mënyrë radikale lidhjet në Ballkan. “Ambicia jonë është që ndërtimi i Bashkimit Energjetik Evropian të fillojë pikërisht në Ballkan, gjë që do të sigurojë qasjen e çdo një shteti ballkanik te tri burimet alternative të gazit natyror. Krijimi i një burse energjetike regjionale dhe i një tregu energjetik regjional duhet të bëhet një prioritet i përbashkët i tërë Evropës Juglindore”, apeloi Plevneliev. Diskutimi i mundësive konkrete për aktivizimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike gjatë vizitave në dy shtetet ballkanike ishte jo më pak i rëndësishëm sesa shqyrtimi i aspektit politik, sepse në fund të fundit integrimi ekonomik është katalizatori më i mirë i integrimit në përgjithësi.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD