Në Radion Kombëtare Bullgare u mbajt Edicioni i 46-të i Konkursit për Muzikën e Re Pop e Rok. Gjithsej 73 kompozime u dërguan, 12 prej të cilave u nominuan. Ky fakt flet vetë për rëndësinë e konkursit në jetën muzikore bullgare.
Çmimi i dytë “Pranvera e Artë” shkoi te këngëtari Rosen Kukosharov i grupit “Freestyle”. Ai është autor i këngës “Ti”. Aktualisht muzikanti është duke punuar me kolegen e tij Lina Nikol. Kënga “Ti” do të garojë në Festivalin “Eurosonic” në Groningen të Holandës.
Me çmimin e jurisë u shpërblye Nenço Balabanov, i cili solli këngën sipas tekstit dhe muzikës së tij – “Jepmë kohë”. Përveç një këngëtari, Nenço Balabanov është dhe po ashtu aktor dhe merr pjesë në shumë shfaqje teatrale.
Pasi janë selektuar në konkursin “Pranvera e Artë”, këngët regjistrohen në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Ndër çmimet jepet dhe ai i dëgjuesve, të cilët votojnë në Internet. Sivjet këtë çmim e meritoi Biliana Çokoeva-Angelova me këngën e saj “Fjalët e pa lindura”. Teksti dhe muzika i përkasin vetë këngëtares.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA