Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prania në operacionet ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së është e mundshme, megjithë kufizimet

БНР Новини
Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev dhe ushtarakët e lartë përshëndetën në një video kontingjentet bullgare përtej kufirit me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Festës së Ushtrisë Bullgare – 6 majit. Të njëjtën ditë mbushen 23 vjet nga misioni i parë paqeruajtës bullgar në Kamboxhë. Si zakonisht në raste të tilla jepen vlerësime të larta për zbatimin profesional të detyrave, drejtohen urime për shëndet dhe sukses, jepen premtime për motivimin maksimal të luftëtarëve për zbatimin e detyrës së tyre larg atdheut. Këtë herë urimet e drejtuara ishin të matura dhe modeste, siç është dhe pjesëmarrja e sotme bullgare në operacionet ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së.

Sot Bullgaria mirëmban vetëm pak mbi 140 ushtarakë përtej kufirit – rreth 110 në misionin e NATO-s në Afganistan, 10 në operacionin e NATO-s në Kosovë, 10 në operacionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, një ekip mjekësor prej katër vetash në misionin e BE-së për trajnimin e forcave të sigurimit të Malit. Para rreth një viti vendi kishte përtej kufirit 483 ushtarakë, përveç në Afganistan, Kosovë, Bosnjë dhe Mali, Bullgaria ishte e pranishme gjithashtu në Gjeorgji, Somali dhe Liberi. Vetëm gjatë misionit në Afganistan deri në vitin e kaluar ka pasur 9000 luftëtarë bullgarë, kurse që para se të bëhet anëtar i NATO-s dhe BE-së, për dy vjet (1992-1993) vendi ynë ka marrë pjesë në misionin e OKB-së në Kamboxhë me 1 300 kaska blu.

Megjithëse prania e sotme bullgare në operacionet ushtarake përtej kufirit të jetë ulur deri në një shkallë të madhe për shkak të ndryshimeve në realitetet politike dhe ushtarako-politike, kjo u detyrohet edhe vështirësive financiare. Nuk është e rastit se në ditën e përshëndetjeve të fundit, dërguar kontingjenteve përtej kufirit, Ministri i Mbrojtjes flet për mungesën e mjeteve për meremetimin e njësive të aviacionit luftarak dhe për mungesën e mundësive për t’u vendosur nëse gatishmëria luftarake e Forcave Ushtarako-Ajrore të mirëmbahet me meremetimin e gjuajtësve rusë, ose me blerjen e gjuajtësve të tillë perëndimorë. Ndërkaq, një ushtarak i lartë njohu se nuk është e qartë se çfarë do të jetë fati i kontingjentit në Afganistan vitin tjetër.

Mirëpo, ushtarakët kanë pritje pozitive për të ardhmen. Para Ditës së Trimërisë dhe Festës së Ushtrisë Bullgare Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë qershorit Parlamenti do të miratojë programin për zhvillimin e mbrojtjes për rreth 2 mlrd euro dhe nuk përjashtoi edhe aktualizimin e buxhetit ushtarak deri në fund të vitit. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare është një pjesë e pandarë e zhvillimit të forcave ushtarake, kështu që ajo vazhdon të jetë “një mision i mundshëm”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..

botuar më 25-11-08 8.10.PD
Prof. Ivajllo Gruev

Prof. Ivajllo Gruev për kohën kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta – herezi

“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..

botuar më 25-11-06 6.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD