Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reformat në vigjilje të zgjedhjeve

БНР Новини
Boris Popivanov dhe Neno Dimov
Foto: BGNES

Kuvendi Popullor fillon punë mbi ndryshimet në Kushtetutë, të cilat u përkasin drejtpërsëdrejti pushtetit gjyqësor dhe punës së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Deri më 14 maj shumica duhet të paraqesë me shkrim versionin aktual të ndryshimeve, version ky mbi të cilin do të kërkohet përkrahja në Parlament. Ditën e diel Kryeministri Bojko Borisov i dha një vlerësim pozitiv kabinetit dhe shpalli se reforma më e madhe që ka ndodhur në Bullgari, kjo është infrastruktura dhe ndërtimi. Përsëri ditën e diel, pasi u takua me Ministren e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova dhe me atë të Politikës Sociale Ivajllo Kallfin Kryeministri përkrahu reformën e pensionimit, që është në proces përgatitjeje, dhe deklaroi se kërkesat lidhur me rritjen e moshës së pensionimit nga ana e sindikatave në sektorin “Siguria” janë miratuar, por vendimet konkrete do të jenë të qarta në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e mërkurë. Lidhur me reformën shëndetësore komenti i Bojko Borisovit është: “Ministri i Shëndetësisë Petër Moskov bëri diçka, që nuk ishte bërë 25 vjet”.

Reformat e pritura ishin komentuar në raportet mujore të Institutit “Ivan Haxhijski” dhe të Institutit për Politikën e Djathtë, të shpallura javën e kaluar.

“Muaji prill provokoi më shumë bisedime për reformat dhe gjithnjë e më shumë dëgjohen ankime nga të gjitha këndet e spektrit politik se reformat nuk ndodhin, tha analizatori Boris Popivanov. Pavarësisht se gjatë disa ditëve të fundit u bë fjalë për bisedimet e ardhshme midis partive për kërkimin e konsensusit për ndryshime në Kushtetutë, jemi larg formimit të hartës legjislative rrugore të këtyre reformave. Ja përse më duket e drejtë dhe e justifikuar etiketa e shpallur nga instituti “Ivan Haxhijski” për tërë procesin e brendshëm politik gjatë muajit prill dhe pikërisht se flitet për zhvillimin e reformave pa pasur reforma reale, për shumë fjalë dhe pak veprime.”

Neno Dimov, kryetari i Institutit për Politikën e Djathtë, paralajmëroi se sipas analizës së tyre, ka vonim të reformave të deklaruara në shëndetësi dhe në sigurimin e pensioneve.

“Në dallim të dy reformave, atë të pensionimit dhe atë në shëndetësi, mendojmë se është një sukses i vërtetë arritja e konsensusit nga ana e autoriteteve për reforma në sistemin gjyqësor, vazhdoi ai. Në qoftë se ajo nuk përkrahet nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, gjë që ende nuk është e qartë, këto parti duhet të shpjegojnë se pse nuk e përkrahin. Konsensusi i arritur nga pushtetarët në sallën plenare rreth strategjisë për reformën gjyqësore, është një premisë për ndryshime kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme. Në rast të kundërt ky do të ishte një sabotim i qartë i reformës nga ana a Partisë Socialiste dhe e opozitës në përgjithësi.”

Prova më e madhe për kabinetin, sipas Institutit për Politikën e Djathtë, është dorëheqja e Ministrit të Punëve të Brendshme Veselin Vuçkov. Kjo krizë u përballua me zgjedhjen e Rumjana Bëçvarovës, e cila është edhe Zëvendëskryeministre.

“Aktualisht qeveria është e qëndrueshme, vazhdoi Neno Dimov. Megjithë komunikimin ende jo të mirë, ajo arrin t’i përballojë problemet, të cilat i ka krijuar vetë ajo. Në raport konstatojmë se midis GERB-it, që është një parti shumë e gjerë, Bllokut të Reformatorëve, si trashëgimtar i partive të djathta të tranzicionit, dhe Frontit Patriotik, si një organizatë patriotike, konsensusi që po përvijohet, është mbi një bazë konservatore dhe këto janë vlerat kryesore – mbrojtja e interesave kombëtare, mbrojtja e kapitalizmit dhe e vlerave të krishtera. Me kalimin e kohës ne shohim një tendencë të qartë dhe më konkretisht – se si partitë e djathta të këtij koalicioni e gjejnë gjithnjë e më shumë këtë konsensus konservator, mbi të cilin të krijohet udhëheqja e ardhshme e së djathtës.”

Sipas Boris Popivanovit, në raportin e institutit “Ivan Haxhijski” shënohet se kongresi i Partisë Socialiste Bullgare e ka ripohuar vijën e majtë radikale të Kryetarit Mihajill Mikov. Aktivizimi i ABV-së ka qëllim të tregojë rëndësinë kyçe të partisë në formulën udhëheqëse me qëllim ta shndërrojë atë në një qendër paralele të mesazheve dhe politikave. Sa i përket Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, partia përpiqet ta startojë “ligjin për enët e bashkuara” me Frontin Patriotik, duke e vërë konfliktin me to në qendër të jetës politike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD