Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2014 me shumë më tepër bullgarë të denjë

БНР Новини
Foto: BTA

Tanimë u bë traditë që në prag të festës më të bukur bullgare – të germave dhe të arsimit më 24 maj, të kthejmë vështrim drejt veprave të bullgarëve të denjë. Në këtë kategori janë njerëzit, të cilët kanë kryer një trimëri në kohë të qetë paqeje dhe të cilët kanë flijuar jetën dhe pronësinë e vet, që të shpëtojnë jetën njerëzore ose të ndihmojnë në një situatë kritike. Shumë më tepër nga vitet e mëparshme, tani u paraqitën për t’u dekoruar bullgarë të denjë. Salla, në të cilën u zhvillua ceremonia, mezi i mblodhi njerëzit, të ardhur nga të gjitha krahinat e vendit tonë. Në qendër të vëmendjes ishin vullnetarët, të cilët ndihmuan gjatë kohës të përmbytjeve për shpëtimin e njerëzve në vuajtje, të shtëpive të tyre dhe të pronësisë. Historia e secilit nga heronjtë është shembull për forcën e vullnetarisë dhe e kthen shpresën për të ardhmen e kombit tonë.

Në përgjithësi 35 ishin bullgarët e dekoruar të denjë, por rreth tyre ka dhe shumë të tjerë, të cilët kanë ndihmuar dhe i kanë përkrahur. Emblematik është shembulli i Krasimir Andreevit, i cili bashkë me kalin e tij Abërdijn shpëton banuesit e një fshati, të përmbytur nga ujërat e ardhura të lumit Tunxha. Asnjë nuk i ka thënë se çfarë të bëj, kur e ka parë sesi vjen stuhia e ujit. Dy ditë me radhë ai as ka pirë, as ka ngrënë e ka fjetur, i përkushtuar vetëm punës të mund të evakuojë njerëzit. “Çdo gjë varet nga zemra e njeriut”, thotë thjesht Krasimiri.

“Ne jemi një popull i shkëlqyer, pasi kemi shpëtimtarë të tillë të cilët e flijojnë veten, dhe kjo në një kohë të një mangësie ekonomike” – këto fjalë u dëgjuan në ceremoninë, i ndan dhe ati Jordan Gjeorgjiev – prift në kishën e qytetit Asenovgrad “Shën Nikollaj”, dhe përfaqësues të mitropolisë së qytetit Plovdiv: “Dekoratën në fushatën “Bullgarët e denjë” e morra për shkak të idesë të organizojmë një kuzhinë në të cilën të ushqehen më të varfëritë. Filluam në lidhje me 2000 vjetorin nga lindja e Krishtit. Pavarësisht nga vështirësitë, asnjë të diel nuk e kemi ndërkryer këtë veprimtari, dhe gatuajmë për 300 veta. Fillimisht kisha e financonte ushqimin, por filluan të paraqiten dhe shumë dhurues. Bile dhe tani kemi dhurime për një muaj përpara. Japim dhe ushqim për në shtëpi, kështu njerëzit kalojnë një javë të tërë dhe janë shumë mirënjohës. Ka dhe një grup grash vullnetare, të cilat vijnë ditën e diel në orën 5 në mëngjes në kuzhinë. Njerëzit nga qyteti e dinë dhe vijnë pas shërbesës së ditës së diel. Shumë romë dhe myslimanë po kështu ushqehen tek ne, ka për të gjithë, nuk kemi kthyer asnjë. Nuk jemi të vetmit, ka dhe priftërinj të tjerë, të cilët merren me bamirësi.Kisha ortodokse ka dhe detyrime të tilla, pavarësisht se puna e bamirësisë të qe shkatërruar gjatë kohës së regjimit komunist në Bullgari. Tani vështirë rivendoset kjo, kur njerëzit janë më të varfër dhe dhurimi po pakësohet, por mjerisht po shuhet dhe besimi, por dhe me këtë vijnë dhe vuajtjet tona.”

Denisllav Dimitrov është një njeri i ri nga qyteti Silistra. Ai është shfaqur në një afërsi me një fëmijë, e cila është duke mbytur në lumin e turbullt. “Doja që fëmija të cilën e shpëtova, të mbetet e gjallë dhe të jetoj e lumtur dhe të kaloj fëmijërinë e vet – thotë ky bullgar i denjë. – Shumë e madhe ishte turbullira gjatë kohës së këtij rasti gjatë vitit të kaluar. Më 25 maj pash një fëmijë të thërrasë për ndihmë. Menjëherë u hodha nga varka, notova deri tek vendi i incidentit. Uji ishte i thellë rreth 3 metra. U zhyta dhe e gjeta fëmijën. E nxora në breg dhe filloi lufta për shpëtimin e tij. I bëra një frymëmarrje artificiale. Unë jam një njeri i thjesht dhe modest, nuk jam i mësuar me ledhatime dhe dekorime. Pas këtij rasti i ri mendova rreziqet dhe u jap këshilla të rinjve të jenë më të vëmendshëm dhe të mendojnë për rreziqet, të cilat vijnë që përreth. Kam djalë i cili është 3 vjeç dhe do të doja që këtë dekoratë t’ia përkushtoj atij. Dua që ai të bëhet një bullgar i denjë, sepse është me një rëndësi të madhe që të jemi të mirë njëri me tjetrin dhe t’i ndihmojmë njëri-tjetrit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD