Gjithnjë e më shpesh flitet për të drejtat e fëmijëve në Bullgari, kurse shkaqet për këtë janë shumë. Dita ndërkombëtare e fëmijës, 1 qershor, do të kalojë, kurse ajo ndoshta nuk do të jetë më e ndryshme nga ditët e tjera për gjysmën e fëmijëve të Bullgarisë, të cilët jetojnë në risk varfërie, ose në izolim social. E tillë është statistika, e cila u shpall para disa muajsh. Është e vërtetë se vogëlushit, që lypin, bëhen gjithnjë e më pak, por problemi nuk mbetet i fshehur nga vështrimi ynë. Në të njëjtën kohë ndihmat sociale, të cilat livrohen nga shteti për rritjen e një fëmije, janë shumë të vogla, kurse stimulimi i suksesshëm i prindërve të përgjegjshëm nëpërmjet ndihmës materiale tani për tani mbetet në sferën e urimeve.
Rrjeti Kombëtar për Fëmijët i ka vënë vetes një qëllim për mbrojtjen më efektive të fëmijëve të Bullgarisë. Kjo është një organizatë nga sektori joqeveritar, e cila punon drejtpërsëdrejti me të miturit dhe familjet nga tërë vendi. Fondacioni përhapi para pak kohe një video në internet, nëpërmjet së cilës u bëhet apel të moshuarve për të mos i edukuar fëmijët në mënyrë të tillë që të bëhen agresivë. Në jetën tonë të përditshme jo një herë prindërit humbin durimin e tyre dhe përkatësisht efekti i edukimit të fëmijëve është negativ. “Nganjëherë shuplaka është mënyra e vetme për ta përballuar problemin, por fëmijët mund të edukohen vetëm me dashuri dhe kujdes jo me ndihmën e dhunës! – janë të mendimit psikologët. Sipas Dani Kolevës, drejtoreshë programore e Rrjetit Kombëtar për Fëmijët, shteti angazhohet me një kontroll më serioz kundër shkelësve të rregullave.
“Fëmijët, që rriten në institucione, gjatë vitit 2010 kanë qenë rreth 7 mijë. Lajmi i mirë është sa tani ata janë rreth 3 mijë. Rritet dhe numri i atyre, të cilët janë vendosur në strehim familjar. Mirëpo, numri i fëmijëve që janë nën mbrojtjen e shtetit, nuk ulet. Shteti ende nuk i ka zbatuar detyrimet e konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijës – ta përkrahë prindin, kështu që ai të mund të kujdeset pa probleme për fëmijët e tij. Sipas vlerësimit të organizatës sonë, përkrahja e familjes bullgare nuk është prioritet. Në shikim të parë shteti mund ta ndryshojë një pjesë të politikave të tij, kështu që mjetet, të cilat livrohen, të drejtohen në një mënyrë më efektive në ndihmë të familjeve. Te ne në sektorët për mbrojtjen e fëmijëve punojnë psikologë, nëpunës socialë etj. Praktika jonë tregon se këta njerëz janë shumë pak, nuk kanë përgatitje të mirë dhe nuk janë paguar mirë. Për fat të keq një problem i madh është gjithashtu mungesa e koordinimit midis institucioneve.”
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, fëmijët, të cilët janë viktimë e dhunës në Bullgari, janë rreth 2-3 mijë në vit. Një tendencë shumë shqetësuese është se këto raste nuk pakësohen. “Çdonjëri prej nesh duhet të luftojë në ndonjë mënyrë kundër dhunës, por kujdesi kryesor është detyrë e institucioneve shtetërore – tha Dani Koleva. – Një rast i dhunës në familje nga ana e të atit kundër fëmijës dhe nënës në qytetin e Pernikut, na bëri për të kërkuar në cilësinë e organizatës joqeveritare përgjigjen e organeve shtetërore. Në saje të kolegëve tanë administrata u aktivizua dhe në fund të fundit u arrit te veprimet e policisë. Problemi u zgjidh në dobi të fëmijës dhe nënës. Lidhur me këtë rast, sipas ligjit, institucionet mbrojtëse duhej të përgatisnin një plan të përbashkët për koordinim dhe veprime në kuadrin e 24 orëve. Mirëpo, kjo ndodhi që ditën e psetë pas parashtrimit të ankesës. Gjatë kësaj kohe shëndeti dhe jeta e gruas dhe fëmijës ishin rrezikuar. Për fat të keq ka shumë shembuj të tillë, të cilët flasin kategorikisht për mungesën e veprimeve nga ana e autoriteteve, të cilat janë të detyruara të punojnë për mbrojtjen e fëmijës, pa pasur rëndësi nëse bëhet fjalë për rrezikun e rrugës, ose për rrezikun në familje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..