Publiku bullgar e njoh Desisllava Andonovën – DESY në mishërimet e saj të ndryshme. Mirëpo, më e pabesueshme është, se në çdo prej tyre këngëtarja plotë joshje është edhe artiste. Cili është sekreti, me të cilin Desi arrin të tërheq vëmendjen e secilit, që takohet me të?
“E bëj atë, që më pëlqen dhe e bëj nga e gjithë zemra – për gjegjet Desi. – Gjithnjë i kam gëzuar përkrahjes së familjes sime. I ati im ishte muzikant, nëna ishte valltare, para se të lind unë. Një ndikim pozitiv mbi mua që në fëmijërinë luante edhe Roni, me të cilën jemi bashkë në grupin “Sentimentall Swingers” dhe në duetin tonë “LavaLava”. Ne jemi mike që kur ishim fëmijë dhe që atëherë kemi një interes të veçantë ndaj muzikës. Kështu që mund të them se muzika ishte një nga vijat bashkuese në miqësinë tonë. Edhe në grupin e parë që krijova ishim bashkë. Më vonë ajo nisi për në Amerikë. Kur u kthye unë isha me grupin “Phuture Shock”. Tani prapë punojmë bashkë. Kohët e fundit incizuam një album eksperimental fëmijësh bashkë me të, me të dy bijat tona dhe me Arabell Karajanin. Kështu energjia jonë prapë u mblodh. Pas kësaj vendosëm, se kemi çfarë t’i propozojmë publikut në të ardhmen. E bija ime gjithnjë më shoqëron në repeticionet, në incizimet. Ajo mëson në Shkollën Kombëtare Muzikore bashkë me të bijën e madhe të mikeshës sime Roni. Kështu që miqësia jonë përtëritet edhe te bijat tona. Punoj aktivisht edhe me grupin “Sentimental Swingers”. Kemi në plan të realizojmë një projekt me një orkestër të madh.”
“Për fat të keq nuk disponoj mjaftë kohë të zgjedh muzikën. Kjo kërkon shumë kohë. Para kohe me një mik krijuam një dyqan të vogël për letërsi dhe muzikë “Sektor 10”. Ky ishte dyqani i parë i këtij lloj, sepse në të ofroheshin pllaka të gramafonit. Udhëtuam deri te Austria dhe Gjermania që të kërkojnë dhe të blejmë pllaka të gramafonit. Ky ishte një përjetim i paharrueshëm. Pasi mbarova shkollën muzikore, vendosa, se me këndimin nuk do të bëjë kompromise dhe se do të interpretoj vetëm këngë prej autori. “Sentimental Swingers” është projekti i parë, në të cilin interpretojmë muzikë të huaj.”
Në skenën muzikore Desisllava Andonova – Desi mund të shihet me artistë të ndryshëm bullgarë. “Më pëlqen, që në skenë me artistët bullgarë të prezantojë këngët time. Pasi dola nga grupi “Phuture Shock” kisha nevojë, që publiku të dëgjojë këngët, të cilët krijoj. Kështu me Antoni Rikevin vendosëm të punojmë bashkë mbi një album të mi solo. Studio “Music Clinic Records” është një vend, në të cilin ka shumë muzikant të mrekullueshëm që punojnë aktivisht. Gëzohem se jam pjesë prej këtij ekipi. Me trombonistin Boxhidar Vasillev realizuan disa këngë, të cilat do të hyjnë në albumin tim të ri. Kënga e parë nga ky album titullohet “Easy”. Mendoj, se projekti do të jetë shumë interesant.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..