Siç duket, problemi me romët ka dy aspekte. I pari është social-kulturor: pohoj me plotë gojë, se pavarësisht nga përpjekjet e autoriteteve për integrimin e tyre më shoqëri, shumica e romëve nuk e dëshirojnë dhe kjo është pjesë e sistemit të tyre të vlerave. Përveç kësaj, nuk ka geto të romëve, siç pohojnë mediat, por ka enklavë romë, në të cilat ligjet bullgare nuk janë të vlefshme, aty janë në fuqi vetëm vendimet e këshillit të pleqve. Këta enklavë janë shembull për “komunizmin real” – atje uji dhe korrenti përdoren pa pagesë, shtëpitë ndërtohen pa leje, nuk paguhen tatime. Nga ana tjetër popullsia rome në Bullgari thith resurse të konsiderueshme nga financat publike nëpërmjet ndihmave për papunësi, për amësi, nëpërmjet shërbimeve shëndetësore falas, pa pasur sigurime shëndetësore etj.
Aspekti tjetër është politik: është sekret publik, se romët pa hezitim janë gati t’ia shesin votën e tyre “në tender” , me gjithë se kjo sipas ligjeve bullgare është krim, cilit do qofsh formacioni politik në kohën e zgjedhjeve ose më saktë atij që paguan më shumë. Sipas të dhënave të fundit, romët në Bullgari janë rreth 500 mijë dhe nuk duhet të nënvlerësohet numri i atyre që kanë të drejtën e votës. Të mos harrojmë, se pas 4 muajsh në Bullgari do të zhvillohen zgjedhje për pushtetin vendor.
Çështja me integrimin e romëve në Bullgari do të mbetet e pazgjidhur deri sa autoritetet nuk e shohin në mënyrë të shëndoshë realitetin e hidhur. Çfarë do qofsh skenarë për tensione të lançohen, statukuoja rome është e qartë: pjesa dërmuese e kësaj pakice nuk dëshiron të arsimohet, nuk dëshiron të punojë dhe preferon të mbijetojë me vjedhje. Kjo statukuo mund të ndryshohet vetëm kur me dorë të fortë ligjet dhe rregullat në shoqërinë bullgare do të zbatohen për të gjithë, pa përjashtim. Për një gjë të tillë, ndër kohë, bëjnë thirrje dhe disa liderë të romëve.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..