Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partneriteti Lindor startoi si një iniciativë formale, por me pasoja serioze

“Partneriteti Lindor” ishte krijuar para gjashtë vitesh për të zhvilluar një prej degëzimeve të politikës evropiane në marrëdhëniet e saj me vendet fqinje. Ideja e parë për zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore ishte në drejtime të ndryshme. Nga njëra anë parashikohej një kornizë e përbashkët për Libinë dhe Autonominë Palestineze, kurse nga ana tjetër – për Moldavinë dhe Ukrainën. Për daljen nga situata, nën udhëheqjen e Francës, gjatë vitit 2008 u krijua Bashkimi Mesdhetar, i cili u varros nga “pranvera arabe”. Një vit më vonë, me ide të Polonisë dhe Suedisë, u mor vendim që në Partneritetin Lindor të përfshihen gjashtë republika prosovjetike. Programi duhej të krijonte një lidhje institucionale të vendeve nga periferia lindore, pa angazhuar në çfarë do që të jetë mënyrë vendet e Bashkësisë Evropiane. BE-ja nuk kishte pritje serioze politike për zhvillimin e këtij projekti, prandaj nuk parashikoheshin mjete të konsiderueshme për realizimin e tij.

“Mendoj se në shikim të parë kjo ishte një iniciativë mjaftë formale, e cila u ofrua më tepër si një kontrapunkt i Bashkimit Mesdhetar, tha Kristian Vigenin – deputet nga Partia Socialiste Bullgare – “Bullgaria e Majtë”, i cili ishte bashkëkryetar i Asamblesë Parlamentare të “Partneritetit Lindor”. Me kalimin e viteve ky projekt u zhvillua si një kornizë e konsiderueshme e Bashkimit Mesdhetar midis BE-së dhe fqinjëve të tij lindorë. Sigurisht që në procesin e realizimit të tij bënë përshtypje disa të meta, të cilat shpresoj se do të eliminohen në të ardhmen. Shprehja më e lartë e këtij partneriteti ishin marrëveshjet për asociimin me Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Armenia, Bjellorusia dhe Azerbajxhani nuk kanë qëllim të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë. Ambiciet janë të ndryshme, shumë kohë metoda ishte e njëjtë. Mirëpo, tani pa dyshim ka mendime, sipas të cilave metoda duhet të jetë e ndryshme ndaj vendeve të ndryshme. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi, sidomos në fazën e fundit të arritjes së marrëveshjeve dhe të nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, u krijuan një pjesë e problemeve, të cilat më vonë çuan në këtë konfrontim midis BE-së dhe Ukrainës. Rusia e konsideroi këtë si njëfarë kërcënimi për ekonominë e vet, sidomos marrëveshjen midis BE-së dhe Ukrainës. BE-ja hodhi poshtë për ta pranuar Rusinë si një partner i tretë në këto marrëdhënie, nuk shfaqi zhdërvjelltësinë e domosdoshme dhe kështu Ukraina u gjend nën një presion shumë të fuqishëm edhe nga të dyja anët. Në këto vite u zhvillua një bashkëpunim shumë i gjerë parlamentar, si në kuadrin e bashkëpunimit parlamentar, ashtu dhe në kuadrin e sektorit joqeveritar. Kjo çoi në afrimin midis BE-së dhe këtyre vendeve. Para pak kohe në Rigë, gjatë takimit të fundit të nivelit të lartë u shënuan disa prioritete, si forcimi i institucioneve dhe i administrimit të mirë, mobiliteti dhe lidhjet midis njerëzve, mundësitë për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe përkatësisht të interkonektorëve të çdo lloji – energjetikë, rrugorë etj.”

Sipas prof. Nina Djullgerovës nga Universiteti i lirë i Varnës “Çernorizec Hrabër”, për karakterin formal të kësaj iniciative flet edhe resursi financiar:

“Iniciativa filloi me shumën rekorde 1 mlrd e 200 mln euro, të cilat pas gjysmë viti u shkrinë në 900 mln, kurse gjatë vitit 2011, ato u bënë 700 mln – në kuadrin e 5 viteve për 6 shtete. Duke u njohur me dokumentet në plan ekonomik mund të them se pozitivat janë më tepër për biznesin evropian, sesa për shtetin përkatës, sepse atje nuk ka asgjë që ta motivojë elitën ekonomike, që të punojë për zgjerimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.”

“Partneriteti Lindor lindi si iniciativë gjatë vitit 2009 si reaksion ndaj bashkëpunimit të vendeve nga rajoni i Detit të Zi, bashkëpunim ky i cili u shpall në muajin prill të vitit 2007. – Ky është qëndrimi i prof. Dinko Dinkovit nga Universiteti për Ekonominë Kombëtare dhe Botërore. – Mendoj se ka njëfarë zilie. Polonisë nuk i pëlqente bashkëpunimi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi dhe ajo u përpoq ta transferojë qendrën e peshës. Nuk kishte korrektësi, por ne i paraqitëm ngjarjet në një mënyrë shumë të idealizuar, sikurse në BE dhe në politikën e tij të jashtme ka harmoni dhe të gjitha vendet i përkrahin këto iniciativa. Mund të thuhet se Partneriteti Lindor preku seriozisht disa interesa serioze bullgare. U nënvlerësua bashkëpunimi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi. Interesi ynë ishte lidhur me përqendrimin e vëmendjes te rajoni i Detit të Zi, madje nga pikëpamja e investimeve, për lidhjen e rajonit me politikën e re detare të BE-së. Del se politika e Brukselit nuk ishte mjaftë e përqendruar. Edhe BE-ja, edhe Rusia përpiqen ta mbajnë nën kontroll këto grupe shtetesh. Iniciativa e Partneritetit Lindor që nga vetë fillimi përmbante shumë momente kontradiktore. Në fund të fundit provat për ndryshimin e saj çuan në keqësimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Rusisë, gjë që vë në provë sigurinë evropiane.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD