U mbyll projekti “Ngritja e kapacitetit profesional të nëpunësve në Drejtorinë “Marrëdhëniet Konsullore” të MPJ-së. Ky projekt u financua nga Fondi i Kufijve të Jashtëm të BE-së sipas programit vjetor të 2013-ës. Objektiva kryesore është ngritja e shkathtësive të nëpunësve konsullorë gjatë zbatimit të politikës së përgjithshme të BE-së dhe të Shengenit në lëshimin e vizave. Shefi i Drejtorisë “Marrëdhëniet Konsullore” të MPJ-së, z. Rakovski Llashev bëri me dije se në programin trajnues kanë marrë pjesë 45 nëpunës konsullorë bullgarë, prej të cilëve 35 janë dërguar me afat të gjatë në vende të treta.
“Në pajtim me Marrëveshjen e Aderimit të Bullgarisë në BE që nga data 1 janar 2007, Bullgaria zbaton politikën e përgjithshme të vizave, sqaron zyrtari Rakovski Llashev. – Konsujt dhe nëpunësit konsullorë bullgarë i ngjiten përgatitjes speciale, të organizuar nga Instituti Diplomatik i MPJ-së para se të dërgohen në shërbim jashtë shtetit. Paralelisht me këtë, në prag të aderimit të Bullgarisë në Zonën e Shengenit, ne organizojmë një program tjetër trajnues për ngritjen e kapacitetit profesional të nëpunësve konsullorë. Dy nga modulet e programit trajnues janë teorike. Nëpunësit tanë u njohën më detajisht me legjislacionin e BE-së, me kërkesat e Shengenit dhe në veçanti me ndryshimet e fundit në legjislacionin e Shengenit. Moduli praktik i programit trajnues është drejtuar tek Sistemi Kombëtar Informativ i Vizave dhe puna me stacionet mobile konsullore.”
Firma “KAVANGARD” ishte ajo e cila i ka siguruar trajnuesit. Këta janë lektorë, specialistë të legjislacionit dinamik të Shengenit, thotë znj. Radostina Petrova, drejtoreshe e Departamentit “Programet dhe projektet”. “Trajnuesit japin orë praktike në identifikimin e dokumenteve të falsifikuara, gjë e cila është me shumë rëndësi për punën e Shengenit”.
“Po, është e vërtetë se shumë shtetas të huaj paraqesin dokumente të falsifikuara, kur kandidojnë për vizë bullgare, vë në dukje z. Rakovski Llashev. – Teknika bashkëkohore i mundëson falsifikuesit për të prodhuar dokumente jo të rregullta, të cilat i ngjanë atyre të rregulltat. Pasi që kanë kaluar programin trajnues, nëpunësit konsullorë do t’i kryejnë në mënyrë më efikase detyrat e tyre.”
Të trajnuarit kontrollohen pas mbarimit të programit, a i kanë plotësuar ata kërkesat e trajnimit.
“Secili nga modulet starton me test. Fillimisht kontrollohen njohuritë e pjesëmarrësve. Në bazë të rezultateve zgjidhet tema mbi të cilën do të përqendrohet programi trajnues, shpjegon znj. Radostina Petrova. – Në mbarim të programit po ashtu jepet një test, i cili kontrollon njohuritë e fituara. Për sa i përket trajnimit të nëpunësve konsullorë, dua të theksoj se ata u paraqitën në mënyrë të suksesshme në situatat kritike të lëshimit të vizave. Besoj se çdo pjesëmarrës i programit do të zbatojë dituritë e tij në praktikë.”
Z. Rakovski Llashev përcolli falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata kolegë, të cilët morën pjesë në programin trajnues dhe po ashtu shprehu besim se trajnime të tilla do të vazhdojnë më tutje.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..