Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka më shumë viktima trafikimi në BE

Çdo një minutë një njeri në botë bëhet viktimë trafikimi. Vetëm për periudhën 2010-2012 në BE 30 mijë veta kanë njohur se i kanë eksploatuar në këtë mënyrë. 32 mlrd euro në vit janë të ardhurat në botë, të cilat i marrin trafikantët. Statistika shtohet dhe nga 120 shtetasit sirianë, që u kapën ditën e hënë në mëngjes duke hyrë në Sofje. Ndër ta ka 30 fëmijë dhe 20 femra. Qëllimi i tyre ka qenë për t’u drejtuar në brendësinë e BE-së. Policët e kryeqytetit kanë kapur akoma pesë trafikantë, si dhe shoferin e maunit, me të cilin i kanë transportuar të huajit. Sipas të dhënave të raportit të Komisionit Evropian, Bullgaria është ndër vendet me më shumë viktima të trafikimit në BE. Sipas fjalëve të Kamelia Dimitrovës, sekretare e Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Njerëzve pranë Këshillit të Ministrave çdo vit nga 500 deri më 550 janë bullgarët, të cilët janë regjistruar si viktima të trafikimit në një sërë shtetesh-anëtare të BE-së. Afro 80 për qind e viktimave janë objekt i eksploatimit seksual. Pothuaj të gjitha prej tyre janë gra.

“Gjatë disa viteve të fundit rritet gjithnjë e më shumë kapaciteti i të gjitha institucioneve, të cilat janë duke punuar mbi këtë problem, kështu që autoritetet e zbatimit të ligjit, organizatat joqeveritare të mund t’i identifikojnë viktimat e trafikimit, vazhdoi ajo. Pak janë rastet, kur viktimat janë mjaftë të guximshëm, kështu qe të lidhen vetë me organet e rendit, ose me komisionin tonë. Ne marrim sinjale, vetëm vitin e kaluar ato ishin rreth 100. Do t’ju tregoj një rast të tillë. Bëhet fjalë për një vajzë. Do ta quaj thjeshtë me emrin “Rumi”. Ajo ka shkuar në Austri, me mikun e saj, me kushtin se atje do të jetojnë së bashku, por në fakt Rumi është bërë viktimë e eksploatimit seksual dhe është detyruar për t’u marrë me prostitucion në Vjenë. Pas pak kohe ajo u lidh vetë me komisionin tonë, vendosi kontakt me të gjitha institucionet, përfshi këtu edhe me autoritetet austriake, si dhe me partnerët tanë nga Drejtoria “Luftimi i Kriminalitetit të Organizuar”. Me bashkëpunimin e një sërë organizatash vajza u kthye në Bullgari.  Në fillim ajo dëshiroi për t’u mbështetur te përkrahja jonë, por pak pas kohe vajza ndryshoi mendimin e vet dhe u vendos në strehimin e komisionit tonë në Burgas. Me gruan punonin disa psikologë dhe punonjës socialë dhe ajo mori vendimin e guximshëm për të dëshmuar kundër trafikantëve. U formua një ekip i përbashkët midis Drejtorisë “Luftimi i Kriminalitetit të Organizuar” dhe Policisë Kriminale Federale në Austri, filloi hetim dhe procedurë paraprake. Vajza dëshmoi në gjyq dhe kështu gjashtë veta u dënuan për trafikim njerëzish.”

Në vitin 2014 në Bullgari janë shpallur 92 dënime për trafikim njerëzish. 60 prej këtyre dënimeve janë me kusht. Mbizotërojnë viktimat e eksploatimit seksual, por konstatohet një tendencë e rritjes së viktimave të eksploatimit të punës, ku tashmë burrat gjenden në një situatë trafikimi. Sipas sinjaleve të Komisionit të Luftimit të Trafikimit të Njerëzve, vitin e kaluar numri i viktimave të eksploatimit seksual dhe të eksploatimit të punës tashmë është barazuar. Fëmijët gjithashtu janë viktima të trafikimit të njerëzve dhe janë shfrytëzuar si për eksploatim seksual, ashtu dhe për të lypur dhe për të vjedhur. Deri tani ata janë rreth 20 për qind e viktimave të identifikuara.

Ditën e hënë startoi një projekt i posaçëm për kundërveprim ndaj trafikimit të njerëzve. Ai financohet në kuadrin e mekanizmit financiar të Norvegjisë, do të realizohet nga fondacioni “Instituti Evropian” dhe do të vazhdojë 16 muaj.

“Duhet të stërviten afro 200 nëpunës shtetërorë, që punojnë në sfera më të ndryshme, thotë Ljubov Panajotova – drejtoreshë e Institutit Evropian. Këto janë trajnime multidisiplinare, të cilat janë në vendet-anëtare të Shengenit dhe kanë një rezultat shumë të mirë. Do të përfshihen prokurorë, hetues, nëpunës të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”, të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme dhe të Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Njerëzve, me qëllim rritjen e kapacitetit të institucioneve dhe të përfaqësuesve të tyre për të vendosur një bashkëpunim më të mirë.”

Një prej qëllimeve të projektit është forcimi i bashkëpunimit të Shengenit midis nëpunësve bullgarë dhe kolegëve të tyre nga Hapësira e Shengenit. Ai ndodh në një moment, kur Bullgaria ka nevojë për një ndihmë të tillë. Në këtë rast ne do të marrim shansin për ta realizuar më mirë prevencën tonë, të informohemi më mirë dhe në të njëjtën kohë viktimat do të marrin mbrojtje dhe mund të kthehen përsëri në shtëpi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD