Çdo një minutë një njeri në botë bëhet viktimë trafikimi. Vetëm për periudhën 2010-2012 në BE 30 mijë veta kanë njohur se i kanë eksploatuar në këtë mënyrë. 32 mlrd euro në vit janë të ardhurat në botë, të cilat i marrin trafikantët. Statistika shtohet dhe nga 120 shtetasit sirianë, që u kapën ditën e hënë në mëngjes duke hyrë në Sofje. Ndër ta ka 30 fëmijë dhe 20 femra. Qëllimi i tyre ka qenë për t’u drejtuar në brendësinë e BE-së. Policët e kryeqytetit kanë kapur akoma pesë trafikantë, si dhe shoferin e maunit, me të cilin i kanë transportuar të huajit. Sipas të dhënave të raportit të Komisionit Evropian, Bullgaria është ndër vendet me më shumë viktima të trafikimit në BE. Sipas fjalëve të Kamelia Dimitrovës, sekretare e Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Njerëzve pranë Këshillit të Ministrave çdo vit nga 500 deri më 550 janë bullgarët, të cilët janë regjistruar si viktima të trafikimit në një sërë shtetesh-anëtare të BE-së. Afro 80 për qind e viktimave janë objekt i eksploatimit seksual. Pothuaj të gjitha prej tyre janë gra.
“Gjatë disa viteve të fundit rritet gjithnjë e më shumë kapaciteti i të gjitha institucioneve, të cilat janë duke punuar mbi këtë problem, kështu që autoritetet e zbatimit të ligjit, organizatat joqeveritare të mund t’i identifikojnë viktimat e trafikimit, vazhdoi ajo. Pak janë rastet, kur viktimat janë mjaftë të guximshëm, kështu qe të lidhen vetë me organet e rendit, ose me komisionin tonë. Ne marrim sinjale, vetëm vitin e kaluar ato ishin rreth 100. Do t’ju tregoj një rast të tillë. Bëhet fjalë për një vajzë. Do ta quaj thjeshtë me emrin “Rumi”. Ajo ka shkuar në Austri, me mikun e saj, me kushtin se atje do të jetojnë së bashku, por në fakt Rumi është bërë viktimë e eksploatimit seksual dhe është detyruar për t’u marrë me prostitucion në Vjenë. Pas pak kohe ajo u lidh vetë me komisionin tonë, vendosi kontakt me të gjitha institucionet, përfshi këtu edhe me autoritetet austriake, si dhe me partnerët tanë nga Drejtoria “Luftimi i Kriminalitetit të Organizuar”. Me bashkëpunimin e një sërë organizatash vajza u kthye në Bullgari. Në fillim ajo dëshiroi për t’u mbështetur te përkrahja jonë, por pak pas kohe vajza ndryshoi mendimin e vet dhe u vendos në strehimin e komisionit tonë në Burgas. Me gruan punonin disa psikologë dhe punonjës socialë dhe ajo mori vendimin e guximshëm për të dëshmuar kundër trafikantëve. U formua një ekip i përbashkët midis Drejtorisë “Luftimi i Kriminalitetit të Organizuar” dhe Policisë Kriminale Federale në Austri, filloi hetim dhe procedurë paraprake. Vajza dëshmoi në gjyq dhe kështu gjashtë veta u dënuan për trafikim njerëzish.”
Në vitin 2014 në Bullgari janë shpallur 92 dënime për trafikim njerëzish. 60 prej këtyre dënimeve janë me kusht. Mbizotërojnë viktimat e eksploatimit seksual, por konstatohet një tendencë e rritjes së viktimave të eksploatimit të punës, ku tashmë burrat gjenden në një situatë trafikimi. Sipas sinjaleve të Komisionit të Luftimit të Trafikimit të Njerëzve, vitin e kaluar numri i viktimave të eksploatimit seksual dhe të eksploatimit të punës tashmë është barazuar. Fëmijët gjithashtu janë viktima të trafikimit të njerëzve dhe janë shfrytëzuar si për eksploatim seksual, ashtu dhe për të lypur dhe për të vjedhur. Deri tani ata janë rreth 20 për qind e viktimave të identifikuara.
Ditën e hënë startoi një projekt i posaçëm për kundërveprim ndaj trafikimit të njerëzve. Ai financohet në kuadrin e mekanizmit financiar të Norvegjisë, do të realizohet nga fondacioni “Instituti Evropian” dhe do të vazhdojë 16 muaj.
“Duhet të stërviten afro 200 nëpunës shtetërorë, që punojnë në sfera më të ndryshme, thotë Ljubov Panajotova – drejtoreshë e Institutit Evropian. Këto janë trajnime multidisiplinare, të cilat janë në vendet-anëtare të Shengenit dhe kanë një rezultat shumë të mirë. Do të përfshihen prokurorë, hetues, nëpunës të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”, të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme dhe të Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Njerëzve, me qëllim rritjen e kapacitetit të institucioneve dhe të përfaqësuesve të tyre për të vendosur një bashkëpunim më të mirë.”
Një prej qëllimeve të projektit është forcimi i bashkëpunimit të Shengenit midis nëpunësve bullgarë dhe kolegëve të tyre nga Hapësira e Shengenit. Ai ndodh në një moment, kur Bullgaria ka nevojë për një ndihmë të tillë. Në këtë rast ne do të marrim shansin për ta realizuar më mirë prevencën tonë, të informohemi më mirë dhe në të njëjtën kohë viktimat do të marrin mbrojtje dhe mund të kthehen përsëri në shtëpi.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..