Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për kosin bullgar, për bakterin e dobishëm dhe për zbuluesin e tij

БНР Новини
Foto: arkiv

Kosi bullgar është i njohur në mbarë botën. Mirëpo, pak janë ata, që dinë kush është zbuluesi i laktobacilus bullgarikus – bakteri më i dobishëm për shëndetin njerëzor. Gjatë vitit 1905 doktori Stamen Grigorov përshkroi mikroorganizmin acid laktik i cili provokon tharmëtimin e qumështit.

Stameni ishte fëmija e nëntë nga 12 fëmijët gjithsej të familjes Grigorovi. Dhe asnjeri nuk mendonte, se ky djalë nga fshati Studen Izvor do të mbarojë me nota të shkëlqyeshme shkencat natyrore në Universitetin në Monpelie të Francës. Në sajë të përkrahjes së bullgarëve atdhedashës Stameni shkoi të mësonte mjekësi në Gjenevë. Kureshtja e tij u zbulua nga bakteriologu i njohur, profesor Leon Masoll. Ai e vuri para Stamenit për detyrë të studionte florën e kosit bullgar. Në atë kohë laureati i Çmimit Nobel profesor Ilja Meçnikov kërkonte shkaqet për plakjen e organizmit të njeriut dhe për jetëgjatësinë e njerëzve në Evropë. Rezultatet ishin të habitshme. Doli që më shumë njëqindvjeçar kishte në Bullgari. Për fat të keq sot vendi e ka humbur këtë përparësi. Vallë, a nuk fshihet ndonjë prej shkaqeve në cilësinë e kosit bullgarë?

“Për fat të keq, sot shumë nga prodhuesit preferojnë të shfrytëzojnë tharmin më të lirë dhe me cilësi më të ulëta – tregon e bija e shkencëtarit Julija Grigorova – kryetare e Fondacionit “Doktor Stamen Grigorov”. – Vitet e fundit firmat e mëdha filluan t’u kushtojnë një vëmendje më të madhe produkteve dhe si rezultat prodhojnë një kos më të mirë. Doemos shija e këtij kosi dallohet sepse ai duhet të ketë një pamje komerciale, të jetë i qëndrueshëm me kalimin e kohës dhe të ketë një dendësi të caktuar. Përderisa qumështi i tharmëtuar në shtëpi nuk ka këtë dendësi. Mirëpo, pikërisht ky kos ndikon pozitivisht mbi mikroflorën e organizmit. Përsa i përket jetëgjatësisë, shkaqet nuk fshihen vetëm në konsumimin më të kufizuar të kosit të pastër.”

Në vendet e tjera gjithnjë e më shumë vlerësohen ushqimet ekologjike, ndërsa kosi bullgar është një nga produktet më të pastra. Mirëpo, në prodhimin e një kosi të tillë hasen vështirësi, mendon Julija Grigorova dhe vazhdon: “Ka shumë punë për t’u realizuar në këtë fushë. Për fat të keq shumë shkencëtarë të mrekullueshëm bullgarë sot punojnë në laboratorë të huaj. Ata shënojnë suksese në Japoni, Kinë e në shumë vende të tjera. Në përmasë botërore po rritet interesi ndaj ushqimeve ekologjike. Mirëpo, në këtë drejtim ne akoma nuk shfrytëzojmë plotësisht cilësitë e kosit bullgar. Doli, që shkencëtarët e huaj ngandonjëherë dinë më shumë për të se sa kolegët e tyre bullgarë.”

Edhe një hollësi tjetër interesante nga biografia e doktorit Stamen Grigorov. Për fat të keq ai nuk arriti të regjistronte emrin e tij edhe si i ati i vaksinës kundër tuberkulozit. Kështu në historinë e mjekësisë mbetën emrat e francezëve Alber Kalmet dhe Kamij Geren si zbulues të kësaj vaksine.

“Para se të kthehet në Bullgari doktori Grigorov nisi punë mbi qelizat e tuberkulozit dhe vazhdoi analizat mjekësore edhe si krye mjek në Spitalin e qytetit Trën – vazhdon tregimin zonja Grigorova. – Në vitin 1906, tre muaj para zbulimit të të dy francezëve, ai krijoi vaksinën. Por në Bullgari nuk u gjet ndonjë institucion i fuqishëm, i cili të përkrahte këtë zbulim. Kështu popullaritet fitoi vaksina e të dy francezëve. Për më tepër – kuadrot e larta mjekësore tek ne nuk iu kushtuan vëmendje studimeve të tij dhe rezultateve të mira, që u arritën. Për këtë arsye ai nisi për në Milano dhe aty e afirmoi vaksinën. Është interesante të theksohet, se ajo nuk shërben vetëm për profilaktikë, por edhe për mjekim. Sot shkencëtarët e shfrytëzojnë pikërisht këtë vaksinë në hulumtimet e tyre.”

Përvjetori i 110-të i zbulimit shkencor të doktorit Stamen Grigorov u shënua me një Konferencë Shkencore në kryeqytet dhe me një Festë të Kosit në qytetin Trën. Banorët vendas paraqitën kos, kaçkavall dhe djathë të tharmëtuar në shtëpi, u përfshin në konkursin për gjellë më të mirë të përgatitur me kos. Ndërsa fëmijët morën pjesë në pyetësorin i kushtuar jetës dhe punës së këtij shkencëtari të madh bullgar. Sipas kryetares së bashkisë së qytetit Trën Stanisllava Aleksieva, ky qyteti i vogël në periferitë e Bullgarisë gjithnjë e më shumë do t’i shpresojë turizmit ekologjik:

“Kemi ndërmend, që në Muzeun e Kosit në fshatin Studen Izvor të organizojmë demonstrime të tharmëtimit të qumështit. Krahas kësaj do të zhvillojmë edhe turizmin fshatar. Me ndihmën e banorëve vendas, që rritin kafshë shtëpiake do të organizojmë demonstrime të rrugës së kosit – që nga mjelja e qumështit përmes tharmëtimit deri te produkti i gatshëm.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në Sofje paraqet artefakte 7000-vjeçare nga Kriporja në Provadia

Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..

botuar më 24-06-12 10.08.PD

Për herë të pestë, Bullgaria dërgon përfaqësues në Parlamentin Evropian

Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..

botuar më 24-06-09 7.55.PD
Hristo Botev, Ivan Drasov dhe Nikolla Sllavkov

Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave"

Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..

botuar më 24-06-02 9.30.PD