Këshilltari i deritanishëm në Fondin Monetar Ndërkombëtar Dimitër Radev, kandidatura e të cilit u ngrit nga partia me shumicë në qeverinë e koalicionit GERB, u zgjodh në postin guvernator të Bankës Popullore Bullgare. Kjo u bë me përkrahjen e 130 deputetëve nga 180 gjithsejtë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor. Kandidatura u përkrah nga partnerët e koalicionit – Blloku i Reformatorëve dhe Formacioni ABV, gjithashtu nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe Qendra Demokratike Bullgare, siç para pak kohe ndërroi emrin e vet Partia Lider, në krye me shefin energjetik Hristo Kovaçki. Guvernatori i porsazgjedhur hyn në detyrë që nga sot 15 korrik.
“Ju falënderoj për interesin Tuaj ndaj zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Popullore Bullgare – tha zoti Radev menjëherë pas votimit. – Sipas meje procedura e zgjedhjes u pasqyrua në mënyrë objektive dhe kritike mbi bazë të fakteve. Mediat kishin një qëndrim prej teknokrati, i cili mungonte në procesin politik. Detyra ime e parë do të jetë të paraqes kandidatët për zëvendësit e mi. Dhe pasi ka interes për emrat e tyre do të shpallë, se zëvendësit e rinj janë Kalin Hristov, Dimitër Kostov dhe Nina Stojanova. Dhe në se ata njerëz do të zgjidhen Nina Stojanova do të përgjigjet për menaxhimin bankar, Kalin Hristov – për menaxhimin e emisioneve, ndërsa Dimitër Kostovi – për mbikëqyrjen bankare.”
Karriera e Dimitër Kostovit lidhet me postin e ministrit të financave në kabinetin e së majtës të kryeministrit Zhan Videnov (vitet 1995-1997), kur në Bullgari u falimentuan 13 banka.
Guvernatori i ri tha, se ka ndërmend të kontrollojë organizimin e krijuar për reagimin e krizës në Greqi dhe se do të mbajë një dialog të hapur me mediat, i bazuar mbi kriteret e Bankës Qendrore Evropiane. Ndër masat, të cilat zoti Radev ka ndërmend të realizojë, që të mos lejohet rasti me Bankën Korporative Tregtare janë reformimi i mbikëqyrjes, vendosja e mekanizmit për zgjidhjen e problemeve në sektor dhe vlerësimi i gjendjes financiare të bankave tek ne, me theks mbi cilësinë e aktiveve të tyre. Megjithë ato ambicie guvernatori i ri vendosi që në ekipin e tij të mbeten dy nga zëvendësit e guvernatorit të mëparshëm të Bankës Popullore Bullgare – Kalin Hristov dhe Dimitër Kostov.
Guvernatori i ri i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev tha, se përkrah anëtarësinë e vendit në Bashkimin Bankar të BE-së, duke saktësuar, se vendimi për këtë miratohet nga qeveria dhe nga Kuvendi Popullor, ndërsa banka qendrore vetëm ndihmon procesin. Përsa iu përket rrogave në Bankën Popullore Bullgare guvernatori i ri komentoi, se nuk e ka të qartë çfarë është përmasa e rrogave në bankë, por ka ndërmend të aplikojë praktikat e vendosura në Bankën Qendrore Evropiane.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..