Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1993: Ljuben Berovi – “njeriu prej kashte”

БНР Новини
Foto: arkiv

Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të shtetit, pasi Lëvizja për të Drejta dhe Liri formoi një qeveri me përkrahjen e Partisë Socialiste Bullgare. Një pjesë e marrëveshjes së arritur ishte dalja e ish kryeministrit Andrej Llukanov nga arresti, gjë që ndodhi po atë ditë. Megjithëqë në krye të shtetit qëndronte “kabineti Berov”, kjo qeverisje mbahet mend si “kabineti Mulltigrup” – një korporatë, e cila kishte lidhje të ngushta me interesat dhe ndikimin rus në vend. Dy dekada më vonë është unanim qëndrimi, se kjo ishte qeveria më unike të tranzicionit – pasi erdhi në pushtet me mandatin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, u ngjit në pushtet në sajë të Partisë Socialiste Bullgare dhe në këtë sfond deklaronte, se do të plotësonte programin e Bashkimit të Forcave Demokratike. Mirëpo, kjo nuk iu përgjigjej së vërtetës. Dhe kjo sepse nga vet fillimi nisi një spastrim metodik i kuadrove të emëruara nga qeveria e mëparshme.

Në fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet deklarata programore e qeverisë së kryeministrit Ljuben Berov, lexuar nga vet ai:

“Në punën e ardhshme, kabineti do të udhëhiqet nga ideja për vazhdimësinë në qeverisjen dhe nuk do të bëjë revizion i bazës, tashmë të miratuar, legjislative të reformës. Do të vazhdojë bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore, që të sigurohen kreditë e domosdoshme për reformën strukturore, për stabilizimin e bilancit të pagesave dhe për shtimin e rezervave valutore. Në të njëjtën kohë qeveria do të ketë prioritete të reja, lidhura me domosdoshmërinë e kalimit te etapa strukturore e reformës. Dhe në se qeveria e deritanishme në një shkallë të madhe ishte qeveri e restitucionit, qeveria jonë do të jetë kryesisht qeveri e privatizimit, privatizim ky i cili do të udhëhiqet nga një programi i qartë...”

Qeveria e konsideronte veten plotësuese të privatizimit, por jo vetëm kjo. Në një simbiozë të plotë midis interesave të liderëve të mbajtëses së mandatit Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, dhe të Partisë Socialiste Bullgare në përkrahje, filloi rindarja e të gjitha resurseve shtetërore dhe shoqërore. Kryeministri Berov u vu në rolin e “njeriut prej kashte”. Ai shfrytëzohej si një perde për realizimin e skemave korruptuese. Këtë nofkë ai e mori nga opozita për shkak të varësisë së tij nga grupazhet e ndryshme ekonomike. Pothuajse të gjithë ministrat e kabinetit merreshin pjesë në skema për vjedhjen e vendit. Vetëm si një shembull – në vitin 1993 zëvendës kryeministri Nejço Neev u arrestua dhe u akuzua për kontributin e tij për kontrabandën e naftës së firmave të caktuara, pronarët e të cilave pak para kësaj u bënë oligarkë. Me ndihmën e Andrej Lukanovit dhe nën udhëheqjen e shefit të Bankës Popullore Bullgare Todor Vëllçev, filloi një dhënie të pakontrolluar të licencave për krijimin e bankave private me para shtetërore.

Kaosi në shtet, papunësia, varfërimi i popullsisë, dhe më tepër sistemi jo efektiv gjyqësor, krijuan kushte për lulëzimin e krimit të organizuar. Në vend, të pa shqetësuar nga asnjeri, bridhnin kriminelë dhe “sigurues”, midis bandave të të cilëve filluan luftime. Grupazhet e formuara nga ish sportistët, hyrën në prodhimin, shërbimet dhe tregtinë. Në fund të vitit 1993 u formua Konfederata e Industrialistëve të Mëdhenj – “G 13”. Nëpërmjet saj biznesi tregonte ambiciet e tij të ndërhynte në politikë. Kryeministri Berov u bë peng i oligarkëve të mëdhenj në krye me Ilija Pavllovin dhe grupazhin e tij “Mulltigrup”. Më përkrahjen e Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjes për të Drejta dhe Liri ky grupazh shumë shpejtë grumbulloi miliona. Ndikimi i tij u bë aq i fuqishëm, se arriti që nëpërmjet personave të tij në kabinet të qeveriste shtetin, përderisa kryeministri periodikisht hynte në spital me diagnozën “probleme me zemrën”.

Kështu në periudhën e viteve 1992-1994 nuk ndodhi procesin karakteristik për vendet e tjera, që shteti të pajiste me mafi, por tek ne mafia u pajis me shtet dhe kabinet – siç shumë saktë u shpreh gazetari hetues gjerman Jurgen Rot. Dhe e gjithë kjo realizohej me ndërhyrjen e ish Sigurimit të Shtetit, pranë të cilit i përkisnin figurat kyçe të pushtetit, ekonomisë dhe grupazheve të banditëve. Mungesa e dëshirës dhe pamundësia t’i kundërvihej krimit ekonomik dhe të organizuar, u bë shkak për bashkimin e strukturave të mafisë me shtetit. Problemet ekonomike, grevat e shumta dhe protestat kundër varfërimit dhe korrupsionit, e detyruan qeverinë të japë dorëheqje më 2 shtator të vitit 1994.

Presidenti Zheljo Zhelev caktoi zgjedhje të reja për datën 18 dhjetor të vitit 1994. Kryeministrja teknike Reneta Inxhova, e cila kishte për detyrë të përgatitej ato zgjedhje e caktoi kabinetin e mëparshëm ashtu: “qeveria e Ljuben Berovit ishte një qeveri e grupazhit “Mulltigrup”. Mirëpo, ky grupazh, që dispononte fuqi të mëdha vazhdoi të drejtonte shtetin në shkallë të madhe dekada me radhë – deri në vrasjen e shefit Ilija Pavllov më 7 mars të vitit 2003.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nevena Kokanova

Viti 2000 – Nevena Kokanova – dama e parë e kinemasë bullgare

Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka   nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në..

botuar më 15-09-12 10.55.PD

1999 – Saga e nëpunësve mjekësorë në Libi

Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova,..

botuar më 15-09-05 9.15.PD

Viti 1997 - Fillimi i ri

Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare..

botuar më 15-08-22 9.30.PD