Në ditët me temperaturat më të larta Akademia Bullgare e Shkencave prezantoi një libër, kushtuar temës që gjithmonë është aktuale – Ballkani. Përmbledhja “Ballkani gjatë dekadës së dytë të shekullit të XXI” është përgatitur nga studiues nga Instituti i Ballkanistikës me Qendrën e Trakologjisë. Dy prej autorëve të përmbledhjes prezantojnë analizën e tyre para Radio Bullgarisë.
Eurointegrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka fokus të kundërt, mendon dr. Biser Bançev, ekspert për historinë bashkëkohore të Evropës Juglindore. Për Ballkanin ai është shans për përparim në sferën e konkurrueshmërisë dhe zhvillimit rajonal. Brukseli e vlerësohen përmes prizmit të sigurisë – politike, financiare, energjetike. Këto dy qëndrime të ndryshme rrallë herë përputhen me sukses. Serbia dhe Mali i Zi janë shembulli për dy ekstremet e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Mali i Zi synon me ngut të mbulojë kërkesat politike për aderim në NATO dhe BE, ndërsa Serbia e vë theksin kryesisht mbi konsolidimin e brendshëm.”
Cilat janë pengesat para integrimit?
“Pengesat janë dy lloj. Lloji i parë janë pengesat objektive, që janë lidhur me prapambetjen në strukturën e ekonomisë të vendeve ballkanike. Më shqetësuese janë ato subjektive, që janë në nivelin politik dhe deklarativ – komenton dr. Bançev. – Vitin e kaluar KE deklaroi, se vendet e Ballkanit nuk mund të presin aderim para vitit 2020. Kjo deklaratë shkaktojë dëshpërim tek shumica, por është një perspektivë objektive, sepse vetë procesi i bisedimeve është shumë i gjatë. Situata në Greqi tregon, se gjatë 5-7 vjetëve të ardhshme fondet strukturore do të sosen. Ky është shkaku për rritjen e euroskepticizmit në vendet ballkanike. Rasti me Greqinë është një ilustrim i qëndrimit – njëkohësisht të dashurisë dhe urrejtjes ndaj BE, që është karakteristik për shoqëritë tona.”
Rruga e integrimit evropian ndryshoi marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. Dr. Bobi Bobev, historian dhe ish ambasador në Shqipëri dhe në Kosovë, komenton:
“Erdhi momenti në të cilin zbulimi i perspektivës për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor nuk mund të mos ndikojë pozitivisht. Në plan më të gjerë regjional ky është rasti i parë, kur të gjitha subjektet shtetërore në Ballkan kanë qëllim të përbashkët të jashtëm politik. Nga njëra anë, kemi zhvillim të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëm gjatë vitit të fundit u realizua vizita e Kryetarit të Parlamentit Serb në Shqipëri, u shkëmbyen edhe vizita të Kryeministrave të të dyja vendeve. Komentuesit i quajtën “historike”. Ky është një aktivizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili ka ndikim pozitiv mbi tërë klimën në regjion. Nga ana tjetër kemi thellim të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe arritje të rezultateve reale. Në të dy kryeqytetet kuptuan qartë, se nga rregullimi gradual i marrëdhënieve të tyre varet e ardhmja e tyre në BE.”
Në lidhje me idenë për krijimin e së ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe” dr. Bobevi rikujtoi, se gjatë mbledhjes së parë të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës (në Prizren gjatë janarit të vitit 2014) Kryeministrat e atëhershëm Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë deklaruar me përgjegjësi, se ekzistenca e përbashkët e shqiptarëve në të ardhmen do të realizohet vetëm nëpërmjet anëtarësimit të tyre në BE.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..