Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panagia e Kjustendilit e ndan bukën për nder të Shën Mërisë

БНР Новини

Në Ditën e Fjetjes së Hyjlindëses Mëri mijëra të krishterë ortodoksë dhe katolikë do të vizitojnë kishën, që të japin nderin e tyre ndaj Nënës së Jizu Krishtit. Derisa në tërë vendin të krishterët do të shënojnë festën sipas kanunit kishtar, banorët e Kjusetndilit do të festojnë “Panagian”. Panagia është emri tjetër i Shën Mërisë. Në fakt Panagia përbën ndarjen rituale të bukës. Panagia përbën një medaljon me pamjen e Shën Mërisë. Panagia është emri i kishave, kështjellave dhe qyteteve.

СнимкаNë “Panagia” gërshetohen traditat fetare dhe popullore. Rituali zhvillohet rreth kishave dhe të gjithë tempujve kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses Mëri. Një ditë para festës kishtare vajzat e veshura me kostume popullore i korrin të lashtat me drapërinj, duke kënduar këngë, kushtuar korrjeve. Gratë bëjnë bukë, ashtu, siç e kanë bërë gjyshet e tyre – me ujë të pastër nga pusi, në të gdhirë. Të gjitha rritet rreth bukës janë sakrale.

Sivjet rituali lidhur me gatimin e bukës me rastin e Fjetjes së Hyjlindëses Mëri do të mbahet në fshatin Piperkov Çiflig. Tradita popullore do të paraqitet rreth kishës “Shën Ivan Rillski”, ku gratë do t’i mësojnë vajzat se si gatuhet buka sipas metodave të vjetra. Pitet do të piqen në enë të vjetra nga e kaluara (enë të sheshta prej deltine) dhe do të ekspozohen para katedrales “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në Kjustendill. Pikërisht atje do të mbahet rituali i ndarjes së bukës “Panagia”:

СнимкаBuka ritiale është e ndryshme - na shpjegon Ljubljana Naçeva, eksperte në degën “Kultura dhe zhvillimi shpirtëror” në bashkinë e Kjustendilit. Sigurisht që produktet, me të cilat ajo gatuhet, gjithmonë janë të njëjta, por në rastin konkret rëndësia është në semantikë. Kështu qe buka rituale është më e ndryshme, sepse ajo ka qëllim pastrimin shpirtëror të njeriut, nëpërmjet lutjeve që i drejtohen Zotit nga nëna, para se ajo të fillojë ta gatuajë bukën, nëpërmjet ndezjes së qiriut, nëpërmjet temjanisjes. E bekojmë ujin, pas kësaj e bëjmë kryqin dhe shkojmë në kishë. Kështu jemi të sigurt se i kemi kryer të gjitha ritualet e domosdoshme para gatimit të bukës. Këtë e bëjmë jo vetëm me rastin e Ditës së Fjetjes së Hyjlindëses Mëri, por edhe me rastin e Pashkëve, Krishtlindjeve, Ditës së Shën Gjergjit dhe festave të tjera të krishtera."

СнимкаGatimi i bukës fillon me një lutje për mirëqenie, buka dekorohet me elemente të ndryshme prej brumi dhe sillet në tempull si shenjë mirënjohjeje ndaj Shën Mërisë. Kjo traditë ekziston edhe në vise të tjera, por në Kjustendill kuptimi i saj sikurse është më sakral.

Gatimi i bukës në Kjustendill për festën e Shën Mërisë është një rit tipik, sepse kisha në qytet e ka emrin “Fjetja e Hyjlindëses Mëri”. Këtë ditë njerëzit e sjellin bukën e vet, që të bekohet, që të zbatohet rituali “Panagia”, i cili përbën një meshë private kishtare për çdo një familje, ose për çdo një njeri. Sa i përket forumit kulturor “Panagia”, ai ekziston tashmë tetë vjet. Nëpërmjet tij përpiqemi ta paraqesim kulturën e krishterë, idetë autentike të jetës së përditshme dhe etnografinë dhe ta kthejmë në përgjithësi bullgarin te traditat e vjetra.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: kultura-kn.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD
Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD