Kompania fituese në raundin kombëtar të garës ndërkombëtare të sipërmarrjes “Seedstars World” e bëri për vete jurinë me projektin e saj për bileta elektronike për transportin urban. Kur anëtarët e ekipit u ndeshën me problemet e lëvizjes në qytetin e madh – shpesh herë në stacionet nuk ka vend ku të shiten bileta ose nuk ka mundësi për të blerë nga shoferi, ata kanë vënë re se smartfonet përdoren në mënyre masive - kështu lindi ideja nëpërmjet tyre të paguajmë biletën në transportin urban.
Dimitër Dimitrov, bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i firmës së softuerit thotë, se aplikimi i përpunuar që quhet Tickey punon me senosorë afërsie , të cilët identifikojnë kur njeriu gjendet në autobus ose në stacionin e metrosë dhe me një prekje të ekranit është e mundshme të paguhet bileta për urbanin. Pagesa mund të bëhet me anën e kartës bankare dhe përdoruesit duhet paraprakisht të futin të dhënat e tyre. Varianti tjetër është me anën e faturës për telefonin të operatorit mobil – kur blihet bileta çmimi i saj do të përfshihet në faturën mujore të telefonit mobil.
Pritet qe aplikacioni të vihet në përdorim masiv gjatë shtatorit në Burgas dhe deri në fund të vitit në Sofje. Aplikacioni do të jetë falas. Përdoruesit do të paguajnë biletën me çmimin e deritanishëm.
Përveç në bullgarisht a ka version të aplikacionit në anglisht apo në ndonjë gjuhë tjetër? A është parashikuar informacion suplementar për të huajt dhe turistët në Sofje – orare, itinerare etj.?
“Aktualisht aplikacioni është në bullgarisht dhe anglisht, por pasi tani po zhvillojmë bisedime për projekte pilot, p.sh. në Stokholm, ai do të jetë në të gjitha gjuhët evropiane – shpjegon Dimitër Dimitrovi. Kështu që secili do të mund ta përdorë pavarësisht në cilin shtet ndodhet. Aplikacioni përfshin modul planifikues për itinerarin, gjithashtu kartë të qytetit, ku gjendeni dhe orarin e transportit urban. Turistët në Sofje do të mund të përdorin kartën e qytetit për të orientuar më mirë për kuriozitetet në të.”
Për çfarë telefona dhe cilat sisteme operative mund të përdoret aplikacioni?
“Aplikacioni është për pajisjet Android, të cilat punojnë me versionin më të lartë se 4.3 dhe për të gjitha pajisjet ioS, që janë prodhim të Apple – na shpjegoi Dimitër Dimitrovi. Para pak kohe Google zbatoi standard të vet për sensor të afërsisë që do të thotë se mund të përdoret në versionet e Android që janë në versionin më të ulët se 4.3. Presim gjithashtu Microsoft në versionin e tij të ri operativ për telefonat mobilë të përfshijë mundësinë për përdorimin e sensorëve të afërsisë”.
Çfarë produkte të tjera përpunoni për Bullgarinë apo për shtetet e tjera?
“Punojmë mbi aplikacionin për një qytet amerikan, të destinuar për prindërit, të cilët dëshirojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me automobila të huaj. Kërkesat e sigurisë në këtë rast janë të larta , sepse duhet të dihet kujt i besohet fëmija në mungesën e prindit. Aktualisht jemi të përqendruar në sferën e transportit urban, por aplikacioni ynë mund të përdoret gjithashtu edhe për biletat për muzetë, për koncerte ose atraksione të tjera, kur nuk janë blerë bileta paraprakisht”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..