Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për dashurinë ndaj librit nuk ka kohë pune

БНР Новини
Foto: Pallati Kombëtar i Kulturës

Është fundi i javës. Jeni të lodhur nga 40 orët e radhës të punës të cilat i keni kaluar në ofis dhe e vetmja, të cilën doni është të pushoni pak dhe asnjë të mos t’ju kërkojë disa ditë me radhë. Është mjaft e vështirë t’ju sigurojmë këtë, por mund të propozojmë një vend për pushim, i cili me të vërtetë se do t’ju pëlqejë. Ky është klubi i porsahapur “Peroto” (Penda) i cili gjendet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Do të thoni: oh, ky është klubi i radhës, në të cilin do më torturojnë me një tingëllim të keq, me një muzikë mërzitëse ose përsëri do të dhemb koka në mëngjes nga alkooli pa cilësi... Por, këtu vjen befasia – klubi në fakt është një librari dhe bar në një, dhe mbi të gjitha punon 24 orë gjatë gjithë javës.

Ja se çfarë na tregoi për të drejtori i Qendrës Kombëtare për Librin Svetllozar Zhelev: “Ëndrra për këtë të ketë një vend të tillë në Sofje dhe në Bullgari është e të gjithë lexuesve dhe adhuruesve të librit, të cilët duan të kenë mundësi në çdo një moment të shkojnë në një vend, ku të marrin një libër, të lexojnë ose të ndajnë një pije me libër në dorë dhe shokë. Zemra e klubit letrar “Peroto” është skena letrare. Vendi, në të cilin dëshira jonë është që çdo ditë të rastisin ngjarje të ndryshme letrare: lexime, takime me autorë, debate, diskutime. Qëllimi ynë është jo kaq të shesim, sesa të gjenerojmë dhe të kultivojmë shije, qëndrim ndaj së bukurës. Shpresojmë që ky vend të kthehet në një shtëpi për të gjithë, të cilët i pëlqejnë librat.”

СнимкаÇdo të hënë do të ketë një guit letrar, në të cilin do të flitet për librat më interesant nga java e mëparshme, do të ftohen njerëz interesant, të cilët t’i njohin lexuesit me pjesë nga tema bazë e tyre. Çdo ditë të premte “Peroto” do të jetë shtëpi për klubin letrar “Spirt&Spirit”, i cili është iniciativë e skenaristit, shkrimtar dhe gazetar Ljuben Dillov-bir dhe e shkrimtarit dhe poet Aleksandër Sekullov. Ditët e martë, e mërkurë dhe e enjte do të jenë prezantimet e librave të rinj, do të ketë dhe takime me autorët e tyre. Ditën e diel një vëmendje të veçantë do t’u kushtohet fëmijëve, për të cilët ka një skaj të formuar për fëmijët. Në të do të organizohen festa, vizita të shkrimtarëve për fëmijët dhe ilustrator, ushtrime të ndryshme dhe lojëra. Po mendohet ideja për kurse praktike mbi punën me tekst, prozë dhe dramaturgji, të drejtuar ndaj njerëzve të rinj, të cilët kanë interes dhe dëshirë të mësohen të shkruajnë krijime të vlefshme. Poetët dhe shkrimtarët e rinj po kështu kanë një vend të rezervuar këtu. Shpresa është që klubi në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Librin, të ndihmojë për botimin e krijimeve të tyre, me qenë se ky është një nga problemet bazë të njerëzve, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e penës.

СнимкаKlubi shfaqet në një moment, në të cilin interesi ndaj letërsisë po rilind. Gjithnjë e më shumë të rinj kërkojnë vende të përshtatshme, por dhe njerëz, me të cilët të bisedojnë si për problemet e ditëve të veta të përditshme, ashtu dhe për libra dhe autorë të dashur. Skena letrare “Peroto”, iniciativat e Qendrës Kombëtare për Librin janë dëshmi për kreativitetin e drejtorisë së re të Pallatit Popullor të Kulturës. Le t’i urojmë sukses!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD