Më 7 tetor në Sofje u zhvillua premiera e filmit “Ka pasur njëherë e një kohë në Perëndim”. Shiriti është debutim në kinemanë artistike të filmave për regjisorin Boris Despotov. Ai është i njohur me filmin e vet dokumentar “Korridori numër 8” dhe me filmin e animacionit “Tre motrat dhe Andrei”, të dekoruar me dekorata të shumta bullgare dhe ndërkombëtare. Qëllimi fillestar ka qenë që filmi të jetë dokumentar. Duke kontrolluar në internet, Borisi ndeshet në vendin, në të cilin përpara viteve është xhiruar filmi i Serxho Leones “Ka pasur njëherë e një kohë në Perëndim” (Once Upon a Time in the West), në të cilin në kohën e kaluar ka luajtur Klaudia Kardinale. Kurse vendi është me një natyrë të shkëlqyer sjurealiste – në shkretëtirën Tabernas, në Spanjën Jugore.
“Ajo të cilën e zbulova, është se, banuesit vendas aty akoma jetojnë midis realitetit dhe fiksimit. Me fjalë të tjera ata vazhdojnë të ndërmerren si kauboj” – tregon Despodov. Bashkë me operatorin Xhimi Gimferer ai shkon aty. Dhe që të dy vendosin se ia vlen të bëhet film për këtë vend. Producenti ekzekutiv i filmit Krasimir Ivanov përsëri i lidh me Klaudia Kardinalen. Akoma gjatë ditës tjetër ata takohen me të, i tregojnë për projektin. Dhe ajo pranon të marrë pjesë. Luan veten e vet në filmin e vet të 140.
“Ishte me të vërtetë gjë e shkëlqyer sepse në “Kishte një herë e një kohë në Perëndim” unë isha gruaja e vetme dhe të kthehem nëpër këto vende 40 vjet më vonë qe gjë e shkëlqyer” – tregon aktorja.
“Historiku i filmit ndryshonte vazhdimisht – tregon regjisori. – Fillimisht, ky vend ishte magjepsës. Dhe këta njerëz nuk kanë identitetin e jetës moderne, por mbajnë karakterin e heronjve, të cilët i kanë luajtur në filmat. Në fillim kisha idenë për një bullgare të re, e cila ikën nga e kaluara e vet (e ndjek një bashkëshort sadist). Ajo niset për të kërkuar fatin, shkon në këtë vend dhe takohet me Klaudia Kardinalen. Pothuajse në të gjithë filmin ka shumë improvizim, përfshi dhe nga aktorët, që të gjithë improvizonim. Kjo për mua është një nga gjërat më interesante në kinema – të ndihesh ndryshimin tek njerëzit, me të cilët punon. Ata mund të të japin propozime, të cilat janë më të mirë nga kjo, që mund t’u propozosh. Ky është kuptimi i kinemasë – të jetë një art kolektiv, dhe njeriu të punojë me njerëz, të cilët mund të bëjnë diçka më tepër se ai, sepse ata mund të të drejtojnë drejt gjërave të cilat ti nuk mundesh t’i trillosh.”
Do të shtojmë se sot Klaudia Kardinale ka takime me ministrin e kulturës Vezhdi Rashidov dhe me profesorin Ljubomir Hallaçev, rektor i Akademisë Kombëtare “Krëstjo Sarafov”. Akademia do ta dekorojë me shkallën e nderit Doktor honoris kauza. Artistja e madhe do të ketë dhe një klasë të hapur me studentët nga Akademia Kombëtare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..