Para disa ditësh në Shkup u zhvillua edicioni i XIX-të i festivalit ndërkombëtar për muzikë pop “Eurofest 2015”. Ideja e kësaj ngjarjeje muzikore është që të mbledhë në skenën e Shtëpisë së Ushtrisë fituesit e konkurseve të ndryshme evropiane. Sivjet në programin konkurrues morën pjesë përfaqësues të Rusisë, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Gjeorgjisë dhe Greqisë. Secili interpretoi nga dy kënga. Njëra në seksionin “Mjeshtëri vokale”, tjetra – në seksionin “Prezantim artistik”.
Prania bullgare sivjet ishte e konsiderueshme, sepse në program morën pjesë dy përfaqësues tonë – Georgi Jankov – nxënës në Shkollën Muzikore “Profesor Ljubomir Pipkov” në Sofje dhe Antonija Markova, e njohur si pjesë e Ansamblit të Forcave të Armatosura. Ata u prezantuan mirë dhe morën çmime. Georgi Jankov, i cili që nga fëmijëria merr pjesë në konkurse të ndryshme ndërkombëtare të këndimit tashmë zotëron shumë dekorata. Me pjesëmarrjen e tij në Shkup ai shtoi tek koleksioni i vet akoma një çmim – vendin e tretë të konkursit “Eurofest 2015”. Antonija Markova, laureate e shumë konkurseve prestigjioze në Evropë, i bëri përshtypje publikut me teknikën e saj të jashtëzakonshme vokale, me zërin e fortë dhe me praninë artistike në skenë. Ajo mori Grand Prix.
Vendin e parë të festivalit për interpretues të muzikës pop në Shkup e zunë dy këngëtarë – Ekaterina Petrova nga Rusia dhe Manos Stavridis nga Greqia.
“Jetoj në Moskë. Babai im është bullgar, mund të thuhet se ndodhem në Shkup rastësisht me ftesë të miqve të mi. Jam shumë e kënaqur, më pëlqejnë njerëzit, shteti. Për sa i përket zgjedhjes së këngëve – ajo nuk ishte e rastit. Në to kishte motive ballkanike – kështu tregoj se kam rrënje bullgare. Aranzhimi ishte shumë i gjallë, i bërë nga miku im kitaristi Hristo Kirillov. Kënga e parë ishte një “cover” të Alicia Keys, të një hiti të saj botëror që më pëlqen shumë. Mendoj se njerëzit në sallë pëlqyen interpretimet. Me muzikë merrem në mënyrë profesionale prej dy vjetësh, por mund të them se gjithmonë kam kënduar – më parë në kopshtin e fëmijëve, pastaj në shkollë, pastaj mbarova Institutin Shtetëror për Art Teatral. Kam një album të bërë në studio me titull “Fillimi i rrugës.”
Këngëtari dhe kompozitori i njohur Marko Tomasoviç nga Kroacia mori çmimin për krijimtari të tërësishme dhe për karrierë të suksesshme. Marko është shumë i njohur në atdheun e tij, anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Kroat të Kompozitorëve dhe është një nga dhjetë autorët më të mirë për vitin 2004. Në Shkup ai mbërriti në gjendje të keqësuar shëndetësore dhe shpjegoi se këngën e tij e ka interpretuar me vështirësi.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..