Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali maqedonas për muzikë pop “Eurofest 2015”

БНР Новини
Antonija Markova
Foto: army-ensemble-bg.org

Para disa ditësh në Shkup u zhvillua edicioni i XIX-të i festivalit ndërkombëtar për muzikë pop “Eurofest 2015”. Ideja e kësaj ngjarjeje muzikore është që të mbledhë në skenën e Shtëpisë së Ushtrisë fituesit e konkurseve të ndryshme evropiane. Sivjet në programin konkurrues morën pjesë përfaqësues të Rusisë, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Gjeorgjisë dhe Greqisë. Secili interpretoi nga dy kënga. Njëra në seksionin “Mjeshtëri vokale”, tjetra – në seksionin “Prezantim artistik”.

Prania bullgare sivjet ishte e konsiderueshme, sepse në program morën pjesë dy përfaqësues tonë – Georgi Jankov – nxënës në Shkollën Muzikore “Profesor Ljubomir Pipkov” në Sofje dhe Antonija Markova, e njohur si pjesë e Ansamblit të Forcave të Armatosura. Ata u prezantuan mirë dhe morën çmime. Georgi Jankov, i cili që nga fëmijëria merr pjesë në konkurse të ndryshme ndërkombëtare të këndimit tashmë zotëron shumë dekorata. Me pjesëmarrjen e tij në Shkup ai shtoi tek koleksioni i vet akoma një çmim – vendin e tretë të konkursit “Eurofest 2015”. Antonija Markova, laureate e shumë konkurseve prestigjioze në Evropë, i bëri përshtypje publikut me teknikën e saj të jashtëzakonshme vokale, me zërin e fortë dhe me praninë artistike në skenë. Ajo mori Grand Prix.

“Gjithmonë përgatitem shumë mirë për të qenë e sigurt se e meritoj çmimin – tha Antonija. – Pastaj gjithçka është në duart e jurisë dhe publikut. Jam e lumtur se mund të njihem me talente nga shtete të ndryshme. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja në foriume të tilla. Mund të krijosh kontakte, që pastaj të lejojnë të zbatosh projekte me ta.”

Vendin e parë të festivalit për interpretues të muzikës pop në Shkup e zunë dy këngëtarë – Ekaterina Petrova nga Rusia dhe Manos Stavridis nga Greqia.

Grand Prix sivjet fitoi edhe Viktoria Nikollova nga Rusia. Prezantimi i saj ishte mbresëlënëse edhe për shkak të pjesëmarrjes së kitaristit bullgar Hristo Kirillov, i cili tashmë disa vjet jeton dhe punon në Moskë. U bë e qartë se këngëtarja e re është gjysmë bullgare. Ajo mori “Grand Prix” nga juria ndërkombëtare të “Eurofestit 2015”. Ja se çfarë na tregoi Viktorija:

“Jetoj në Moskë. Babai im është bullgar, mund të thuhet se ndodhem në Shkup rastësisht me ftesë të miqve të mi. Jam shumë e kënaqur, më pëlqejnë njerëzit, shteti. Për sa i përket zgjedhjes së këngëve – ajo nuk ishte e rastit. Në to kishte motive ballkanike – kështu tregoj se kam rrënje bullgare. Aranzhimi ishte shumë i gjallë, i bërë nga miku im kitaristi Hristo Kirillov. Kënga e parë ishte një “cover” të Alicia Keys, të një hiti të saj botëror që më pëlqen shumë. Mendoj se njerëzit në sallë pëlqyen interpretimet. Me muzikë merrem në mënyrë profesionale prej dy vjetësh, por mund të them se gjithmonë kam kënduar – më parë në kopshtin e fëmijëve, pastaj në shkollë, pastaj mbarova Institutin Shtetëror për Art Teatral. Kam një album të bërë në studio me titull “Fillimi i rrugës.”

Këngëtari dhe kompozitori i njohur Marko Tomasoviç nga Kroacia mori çmimin për krijimtari të tërësishme dhe për karrierë të suksesshme. Marko është shumë i njohur në atdheun e  tij, anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Kroat të Kompozitorëve dhe është një nga dhjetë autorët më të mirë për vitin 2004. Në Shkup ai mbërriti në gjendje të keqësuar shëndetësore dhe shpjegoi se këngën e tij e ka interpretuar me vështirësi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miro dhe ALMA sërish në një projekt të fuqishëm dhe emocional – “Atje”

Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..

botuar më 25-10-28 6.05.PD

Trioja е njohur vokale "Antibiotika" me një këngë të re pas një ndërprerjeje 14-vjeçare

Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..

botuar më 25-10-27 6.05.PD
Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA

botuar më 25-10-24 6.55.PD