Në saj të platformës së parë bullgare “Teatër digjital” bullgarët jashtë shtetit, adhuruesit e kërcimit, teatrit dhe muzikës mund t’i gëzojnë artet bullgare skenike nga shtëpitë e tyre. Shërbimi mund të përdoret që nga fundi i tetorit dhe vetëm për disa ditë mblodhi shikues nga 11 shtete.
“Teatri digjital” do të ofrojë pjesa të ekranizuara dhe versionet e tyre televizive, pjesa klasike, të xhiruara në teatrot më të mëdhenj bullgarë, të cilët tashmë nuk mund të shihen në skenë. Adhuruesit e arteve skenike do të mund të shikojnë gjithashtu spektaklet më aktuale, të xhiruara drejtpërsëdrejti (premieta teatrale që do të transmetohen në kohë reale). Lëçezar Dumanov – frymëzues, iniciator dhe themelues i projektit pohon se platforma do të ofrojë gjithnjë e më shumë gjëra interesante:
“Aktualisht negociojmë me Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ndoshta së shpejti do të kemi shfaqje konkrete që do t’i ofrojmë publikut tonë nga atje. Vazhdimisht kemi takime me producentë, me organizatorë të ngjarjeve kulturore dhe në të ardhmen e afërt në platformën tonë do të mund të shihen shumë gjëra nga arti skenik bullgar. Tani për tani ky është një kazus absolutisht i ri për producentët dhe institucionet me të cilat takohemi. Bile duke folur për transmetimin e drejtpërdrejt (“streaming”) dhe të drejtat e autorit të lidhura me të. Ato ishin definuar para pak kohe në Ligjin tonë të të drejtave të autorit.”
A parashikohen mundësi të tjera për pagimin e biletës digjitale, përveç këtyre që po ekzistojnë?
“Ne vazhdimisht punojmë mbi zgjerimin e mundësive sepse kështu më shumë njerëz do të përdorin shërbimin tonë. Për fat të keq në disa nga format e pagimit 50 % të parave drejtpërsëdrejti shkojnë tek firmat dhe operatorët, të cilët e kryejnë shërbimin. Pjesa më e madhe e çmimit të biletës është për pagimin e të drejtave të autorit. Dhe një pjesë shumë e vogël mbetet për përhapjen.”
A do të përfshihen vetëm teatrot e mëdha të kryeqytetit në këtë nismë, apo mund të presim edhe teatro nga qytetet e tjera bullgare?
“Ne dëshirojmë të punojmë me të gjithë njerëzit që bëjnë art skenik në Bullgari – me teatrot shtetërore, me Asociacioni për Teatër të Lirë. Për fat të keq vendimet në teatrot shtetërore merren ngadalë – ndryshe nga krijuesit që punojnë në tregun e lirë. Tani për tani ne merremi me transmetim, por në të ardhmen mund të krijojmë edhe prodhim të vet.”
Tani për tani nuk parashikohet dublimi i shfaqjeve sepse ideja e projektit është popullarizimi i kulturës bullgare ndër bashkësitë tona në tërë botën. Mirëpo po të ketë interes nga ana e të huajve, ekipi është gati të mendojë edhe në këtë drejtim.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në bibliotekën bashkiake “Sofja” në lagjen Skarbek të Brukselit ka një kënd të vogël Bullgaria. Ky është seksioni, i cili ofron një koleksion të çmuar të..