Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Malta u bë fituese në konkursin “Evrovizioni për fëmijët 2015”

БНР Новини
Foto: BTA

Fituese në edicionin e sivjetshëm për këngë të fëmijëve në konkursin e “Evrovizionit” është Destini Çukuniere nga Malta. Kënga e saj “Not My Soul” fitoi zemrat e publikut evropian dhe arriti të shënojë rekord – 185 pika. Për herë të parë në historinë e “Evrovizionit për fëmijët” një interpretues ka rezultat të tillë të lartë. Vetëm më disa pika më pak në vendin e dytë u radhit 12 vjeçari Mika nga Armenia, ndërsa e treta u bë Lina Kudzoviç nga Sllovenia. Në konferencën për shtypin, që u mbajt menjëherë pas show-s grandioze të tre këngëtarët shprehën urimet dhe falënderimet e tyre ndaj të gjithëve që kishin mbështetur pjesëmarrjen e tyre në konkurs.

“Porsa u realizua ëndrra ime me e thellë – tha Destini. – Me këngën time dua të krijojë gëzim dhe dashuri në mbarë botën! Dua të falënderoj të gjithë që kanë preferuar këngën time. I falënderoj Bullgarinë – njerëzit këtu janë të mrekullueshëm! Këtë  do të mbaj  si kujtim nga vendi juaj”.

Ja se çfarë tha Mika nga Armenia:

“Dua të falënderoj secilin që ka votuar për mua, që të arrijë një rezultat të tillë. Do të mbaj mend  Bullgarinë pikërisht me këtë, se jam bërë i dyti në “Evrovizionin për fëmijët 2015”. Në këngën time thuhet, se njerëzve duhet t’u durohet dashuri. Dashurohuni!”

Për herë të parë në historinë e konkursit Sllovenia u radhitin në “Top3”. Kjo ishte arsyeja për krenari për Lina Kudroviç.

“Deri sa isha në skenë – tha ajo – vazhdimisht mendoja për publikun i cili ishte para meje, për botën, për njerëzit që më përkrahin. Dua t’u urojë të gjithë njerëzve të jenë të lumtur dhe të ndjekin ëndrrat e tyre!”.

Përfaqësuesit bullgarë Gabi dhe Ivan u klasifikuan në vendin e nëntë. Për ta dhe për të gjithë bullgarët ishte shumë emocionuese që të jenë mikpritës i konkursit.Përfaqësuesja e Shqipërisë Mishela Rapo u klasifikua në pozitën e pestë me këngën “Dambaje”.

Show-ja grandioze që u zhvillua në sallën “Arena Armeec” filloi me himnin e “Evrovizionit” “Te Deum”. Pas tij në ekran u  shfaqen  të gjitha video materialet e xhiruara paraprakisht nga Bullgaria, të kombinuara me kuadro nga salla. Saktë në orën 20.30 minuta Krisija Todorova, e cila u klasifikua në vendin e dytë të konkursit gjatë vitit 2014 i dha start ceremonisë. Ajo këndoi himnin e konkursit të sivjetshëm “Discover”. Vargjet e tij të fundit i këndoi Poli Genova, prezantuesja  atraktive e show-s. Regjia e mrekullueshme e spektaklit ishte vepër e Gordon Bonelo. Si çdo vit këngët ishin ndarë në disa grupe sipas rendit të interpretimit. Mes tyre fëmijë të talentuar bullgarë prezantuan aftësitë e veta krijuese.

Pamë kompozicionin “Andromega” e cila na çoi në të ardhmen me vizionin e vetë futuristik. Momenti i dytë ndërmjetës ishte  interpretimi  i beat box kampionëve Skiller dhe Peçenkata, në sfondin e një kompozimi të bazuar mbi këngën popullore “Kuajt e dajës”. Krisija, Hasan dhe Ibrahim prezantuan këngën “Planeti i fëmijëve”, e cila vitin e kaluar fitoi vendin e dytë në po këtë konkurs, bashkë me Korin e Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare. Në show u përfshi dhe fituesi i vitit të kaluar Vinçenco Kantielo me këngën e tij “Tu Primo Grande Amore” në aranzhim të ri.

Në fund, pasi u shpallën fituesit, të gjithë pjesëmarrësit dolën në skenë, ndërsa Destini mori statujën e saj – simbol të fitores në konkurs dhe këndoi këngën e vetë nën duartrokitjet e stuhishme të miqve të saj të rinj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD