Lidhjen midis ilustrimit shkencor dhe plastikës së vogël krijojnë dy autorë të rinj në ekspozitën e përbashkët, kushtuar kafshëve. Ilustruesja Milena Radeva dhe skulptori Ilija Bojarov krijojnë ekspozitën “Animalia” si një “enciklopedi 3D”, në të cilën në mënyrë krijuese janë gërshetuar 25 ilustrime shkencore dhe 22 miniatura të kafshëve prej bronzi.
“Vendosëm të prezantojmë këtë dialog midis akuarelit dhe bronzit jo vetëm në Sofje, por edhe në qytete të tjera, sepse besojmë, se kjo lidhje pak e çuditshme në shikim të parë – midis ilustrimit në përmasën më të madhe se ajo standarde dhe skulpturës realiste në përpjesëtim të vogël, do t’i ofrojë secilit vizitues mundësinë të zbulojë diçka për vete” – ndan Milena Radeva, autore e ilustrimeve. Ajo ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative me specialitetin “Libri dhe grafika e shtypur”. Nga vitet studentore punon si ilustruese dhe mund të lavdërohet me një sërë suksesesh. Libra me ilustrime të saj janë botuar në SHBA, Australi, Norvegji, Angli, Singapor dhe Bullgari.
“Puna mbi vetë ekspozitën filloi në mars të vitit 2014. Ideja i përket Ilija Bojarovit – tregon piktorja- ilustruese Milena Radeva. – Për ne të dytë, secili projekt është lidhur me emocione dhe sfida të reja. Në punimet e mia të paraqitura në ekspozitë ka një kufi të brishtë midis artit dhe shkencës. Jam përpjekur t’i përmbahem nga ilustrimi i rreptë shkencor, prandaj vendosa të jem maksimalisht besnike ndaj kafshëve që prezantojmë. Kemi kërkuar një qëndrim më të ndryshëm ndaj kafshëve, i prezantojmë në lëvizje, me ndonjë veçori të tyre karakteristike, që është pak e njohur për njerëzit. Gjatë përgatitjes së ekspozitës zhvilluam një studim, lexuam dhjetëra libra, pamë filma dhe fotografi të kafshëve. Kjo ishte puna më e vështirë, sepse ne nuk jemi zoologë, kurrë nuk kemi punuar në këtë sferë. Deri tani “Animalia” është prezantuar në 10 qytete të vendit dhe kudo u prit me interes të madh nga publiku. Gjatë këtij muaji fillojmë punën mbi projektin tjetër të përbashkët, i cili quhet “Animalia Aves – zogjtë e rrezikuar në Bullgari”. Kemi dëshirë të njihemi nga afër me këto lloje zogjsh. Dimë shumë pak si duken, si jetojnë dhe pse janë të rrezikuar nga zhdukja. Ky do të jetë qëllimi ynë – t’i prezantojmë dhe t’i njohim – jo vetëm ne, por edhe publiku. Aktualisht jemi në periudhën e studimit dhe kërkimit të mbështetjes dhe financimit, sepse ekspozitën e parë e realizuam plotësisht me entuziazmin tonë dhe me ndihmën e miqve tanë, por patëm shumë vështirësi.”
Me plastiket e vogla prej bronzi , që pasqyrojnë p.sh. mace të bardhe ose kalë të bardhë Ilija Bojarov shkakton admirimin e publikut. Ai njeh dhe përdor të gjitha veçoritë e metalit që t’u japë ngjyrë dhe nuanca skulpturave të kafshëve. Ka vënë një lupë pranë veprave të tij, sepse detajet miniature dëshmojnë klasën e lartë të punës së tij. Ilija Bojarov gjithashtu ka mbarur Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative. Për vete ai thotë, se është skulptor për nga arsimi dhe pasioni, aktualisht është arsimtar në Gjimnazin për Arte të Aplikuara në Sofje.
“Mesazhi im nëpërmjet ekspozitës “Animalia” është ndaj njeriut – dua ta detyrojë të shikojë më shumë rreth vetes, të mos përqendrohet vetëm mbi botën e tij materiale. Të përpiqet të ketë më shumë takime me natyrën. Bota rreth nesh është plotë me mesazhe të bukura dhe ne duhet t’i zbulojmë” – tregon skulptori Ilija Bojarov.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..