Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Animalia” – ekspozitë, e krijuar me dashuri ndaj kafshëve

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Lidhjen midis ilustrimit shkencor dhe plastikës së vogël krijojnë dy autorë të rinj në ekspozitën e përbashkët, kushtuar kafshëve. Ilustruesja Milena Radeva dhe skulptori Ilija Bojarov krijojnë ekspozitën “Animalia” si një “enciklopedi 3D”, në të cilën në mënyrë krijuese janë gërshetuar 25 ilustrime shkencore dhe 22 miniatura të kafshëve prej bronzi.

“Vendosëm të prezantojmë këtë dialog midis akuarelit dhe bronzit jo vetëm në Sofje, por edhe në qytete të tjera, sepse besojmë, se kjo lidhje pak e çuditshme në shikim të parë – midis ilustrimit në përmasën më të madhe se ajo standarde dhe skulpturës realiste në përpjesëtim të vogël, do t’i ofrojë secilit vizitues mundësinë të zbulojë diçka për vete” – ndan Milena Radeva, autore e ilustrimeve. Ajo ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative me specialitetin “Libri dhe grafika e shtypur”. Nga vitet studentore punon si ilustruese dhe mund të lavdërohet me një sërë suksesesh. Libra me ilustrime të saj janë botuar në SHBA, Australi, Norvegji, Angli, Singapor dhe Bullgari.

Снимка“Puna mbi vetë ekspozitën filloi në mars të vitit 2014. Ideja i përket Ilija Bojarovit – tregon piktorja- ilustruese Milena Radeva. – Për ne të dytë, secili projekt është lidhur me emocione dhe sfida të reja. Në punimet e mia të paraqitura në ekspozitë ka një kufi të brishtë midis artit dhe shkencës. Jam përpjekur t’i përmbahem nga ilustrimi i rreptë shkencor, prandaj vendosa të jem maksimalisht besnike ndaj kafshëve që prezantojmë. Kemi kërkuar një qëndrim më të ndryshëm ndaj kafshëve, i prezantojmë në lëvizje, me ndonjë veçori të tyre karakteristike, që është pak e njohur për njerëzit. Gjatë përgatitjes së ekspozitës zhvilluam një studim, lexuam dhjetëra libra, pamë filma dhe fotografi të kafshëve. Kjo ishte puna më e vështirë, sepse ne nuk jemi zoologë, kurrë nuk kemi punuar në këtë sferë. Deri tani “Animalia” është prezantuar në 10 qytete të vendit dhe kudo u prit me interes të madh nga publiku. Gjatë këtij muaji fillojmë punën mbi projektin tjetër të përbashkët, i cili quhet “Animalia Aves – zogjtë e rrezikuar në Bullgari”. Kemi dëshirë të njihemi nga afër me këto lloje zogjsh. Dimë  shumë pak  si duken, si jetojnë dhe pse janë të rrezikuar nga zhdukja. Ky do të jetë qëllimi ynë – t’i prezantojmë dhe t’i njohim – jo vetëm ne, por edhe publiku.  Aktualisht jemi në periudhën e studimit dhe kërkimit të mbështetjes dhe financimit, sepse ekspozitën e parë e realizuam plotësisht me entuziazmin tonë dhe me ndihmën e miqve tanë, por patëm shumë vështirësi.”

СнимкаMe plastiket e vogla prej bronzi , që pasqyrojnë p.sh. mace të bardhe ose kalë të bardhë Ilija Bojarov shkakton admirimin e publikut. Ai njeh dhe përdor të gjitha veçoritë e metalit që t’u japë ngjyrë dhe nuanca skulpturave të kafshëve. Ka vënë një lupë pranë veprave të tij, sepse detajet miniature dëshmojnë  klasën e lartë të punës së tij. Ilija Bojarov gjithashtu ka mbarur Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative. Për vete ai thotë, se është skulptor për nga arsimi dhe pasioni, aktualisht është arsimtar  në Gjimnazin për Arte të Aplikuara në Sofje.

“Mesazhi im nëpërmjet ekspozitës “Animalia” është ndaj njeriut – dua ta detyrojë të shikojë më shumë rreth vetes, të mos përqendrohet  vetëm mbi botën e tij materiale. Të përpiqet të ketë më shumë takime me natyrën. Bota rreth nesh është plotë  me mesazhe të bukura dhe ne duhet t’i zbulojmë” – tregon skulptori Ilija Bojarov.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD