Në prag të festave të Krishtlindjes, programi i Teatrit Kombëtar për Opera dhe Balet në kryeqytet është jashtëzakonisht i pasur. Nga data 4 deri më 27 dhjetor në afishen e tij janë përfshirë shumë shfaqje të operës, baletit dhe për fëmijë, të përzgjedhur posaçërisht për festivalin “Krishtlindjet në Operën e Sofjes”. Aktiviteti u hap me koncert (më 4 dhjetor) në të cilin për herë të parë u ekzekutua “Oratoria e Krishtlindjes” e Mitropolitit Illarion (Alfeev). Në të tingëlluan zërat e mrekullueshëm të solistëve Cvetana Bandallovska (soprano), Antonija Ivanova (soprano), Atanas Mlladenov (bariton), Angell Hristov (bas), Hrisimir Damjanov (tenor) dhe Raja Naçeva (mecosoprano), si dhe të korit “Djemtë të Sofjes” dhe korit dhe orkestrës të Operës së Sofjes. Programi i festivalit festiv vazhdon me opera dhe balete të dashura për të gjithë: “Traviata” dhe “Don Karlos” të Xhuzepe Verdit, “Samson e Dalila” të Kamij Sen-Sansit, “Zhizel” të Adolf Adamit, “Arrëthyesja” e Çajkovskit. Si solistë spikatin emra si Nadja Krësteva, Roberto Skanduci (Itali), Diana Tugui (Rumani), Kirill Manollov, Vencesllav Anastasov, Nikollaj Bikov.
Krishtlindjet janë festë e mbushur me shumë dashuri dhe gëzim më në veçanti për fëmijët. Prandaj në Festivalin “Krishtlindjet ë Operën e Sofjes” ka një program të posaçëm festiv edhe për të vegjlit në operat “Henzel dhe Gretel”, “Arushi Puh”, “Kësulëkuqja” etj. Për fëmijët të cilëve u pëlqejnë vallëzimet dhe baleti do të vihen në skenë “Hirushja” dhe “Përralla prej bore”. Nuk janë harruar dhe me të vegjlit me “Koncert për bebush”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Mungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e orkestrave simfonike në kryeqytet dhe në provincë. Rreth 50 me 50 është raporti midis bullgarëve dhe të..
I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull..
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...
Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe..
Turneu i Duetit "Riton" po vazhdon. Ai mbahet nën emrin e albumit të tyre të fundit "Po ndodh diçka", album ky i cili përmban dhjetë këngë të reja..