Në prag të festave të Krishtlindjes, programi i Teatrit Kombëtar për Opera dhe Balet në kryeqytet është jashtëzakonisht i pasur. Nga data 4 deri më 27 dhjetor në afishen e tij janë përfshirë shumë shfaqje të operës, baletit dhe për fëmijë, të përzgjedhur posaçërisht për festivalin “Krishtlindjet në Operën e Sofjes”. Aktiviteti u hap me koncert (më 4 dhjetor) në të cilin për herë të parë u ekzekutua “Oratoria e Krishtlindjes” e Mitropolitit Illarion (Alfeev). Në të tingëlluan zërat e mrekullueshëm të solistëve Cvetana Bandallovska (soprano), Antonija Ivanova (soprano), Atanas Mlladenov (bariton), Angell Hristov (bas), Hrisimir Damjanov (tenor) dhe Raja Naçeva (mecosoprano), si dhe të korit “Djemtë të Sofjes” dhe korit dhe orkestrës të Operës së Sofjes. Programi i festivalit festiv vazhdon me opera dhe balete të dashura për të gjithë: “Traviata” dhe “Don Karlos” të Xhuzepe Verdit, “Samson e Dalila” të Kamij Sen-Sansit, “Zhizel” të Adolf Adamit, “Arrëthyesja” e Çajkovskit. Si solistë spikatin emra si Nadja Krësteva, Roberto Skanduci (Itali), Diana Tugui (Rumani), Kirill Manollov, Vencesllav Anastasov, Nikollaj Bikov.
Krishtlindjet janë festë e mbushur me shumë dashuri dhe gëzim më në veçanti për fëmijët. Prandaj në Festivalin “Krishtlindjet ë Operën e Sofjes” ka një program të posaçëm festiv edhe për të vegjlit në operat “Henzel dhe Gretel”, “Arushi Puh”, “Kësulëkuqja” etj. Për fëmijët të cilëve u pëlqejnë vallëzimet dhe baleti do të vihen në skenë “Hirushja” dhe “Përralla prej bore”. Nuk janë harruar dhe me të vegjlit me “Koncert për bebush”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA